E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akulli “pushton” rrugët kryesore në veri dhe juglindje

Në shumicën e zonave, lëvizja duhet të bëhet vetëm me zinxhirë. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve bën me dije se akset më problematike janë në Qafë Buall-Krastë qarkullimi kryhet me zinxhirë.

Po ashtu edhe në segmentin Qafë Dragalicë-Stëblevë. Ndërsa në akset e tjerë të qarkut të Dibrës nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve. Në qarkun e Elbasanit, në aksin Labinot Fushë-Monument Bizë dhe Qafë Lunik-Fushë Studë qarkullimi kryhet me zinxhirë. Ndërkohë, në qarkun e Korçës, probleme ka në rrugën e Dardhës, ku qarkullimi kryhet me zinxhirë në 6 km e fundit. 

Ndërkohë, në qarkun e Kukësit, për momentin vetëm në aksin Topojan-Shishtavec qarkullimi kryhet me zinxhirë, kurse 3 km e fundit janë të bllokuara. Po punohet nga Drejtoria Rajonale me të gjitha mjetet për përmirësimin e situatës. /Start/

                                                                                             2012-01-10 16:08
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›