Dialog pa partitë shqiptare

Kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski dhe kryetari i LSDM, Branko Cërvenkovski pritet që të zhvillojnë takimin për tejkalimin e krizës politike në Maqedoni.
Në këtë takim të iniciuar nga kryeministri Gruevski nuk janë ftuar partitë politike shqiptare për të qenë pjesë e dialogut politik, pasi që pikërisht dy partitë opozitare shqiptare PDSH dhe DR, po e bojkotojnë Parlamentin.
Plotësimi i kushteve për zgjedhje korrekte dhe demokratike, zhbllokimi i llogarive bankare të televizionit A1, si dhe ndarja proporcionale e mjeteve qeveritare për reklamim për mediat e vendit janë kërkesat e LSDM-së.
Lideri i LSDM-së në një emision televiziv deklaroi se në rast se Qeveria nuk plotëson kushtet për zgjedhje demokratike, atëherë sipas tij, opozita do ti bojkotoj zgjedhjet.
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaci, deklaroi se fakti që kryeministri Gruevski ka dërguar ftesë vetëm deri te kryetari i LSDM-së, Branko Cërvenkovski, nuk është anashkalim i shqiptarëve, por anashkalim i PDSH-së, për shkak se, siç tha ai, kryeministri është i vetëdijshëm për kërkesat kombëtare të kësaj partie