E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lansohet plani operativ 'Java e sigurisë - mars 2011'

Nga Express më 14 mars 2011 në ora 18:40

Në kuadër të shumë aktiviteteve të ndërmarra nga Drejtoria e komunikacionit në zbatimin e detyrave nga plani vjetor i punës për vitin 2011, gjatë këtij viti janë ndërmarrë një varg masash dhe aktiviteteve në mënyrë që të arrihet reduktimi dhe parandalimi i aksidenteve në komunikacionin rrugor.

Gjatë këtij muaji do të lansohet plani operativ “Java e sigurisë - mars 2011”, e cila do të filloj nga sot dhe do të zgjasë një javë, përkatësisht deri më 20 mars.

Aktivitetet e javës së sigurisë në rrugë synojnë të rrisin ndërgjegjësimin dhe vetëdijesimin tek pjesëmarrësit në komunikacionin rrugor për sjelljet dhe veprimet e tyre në komunikacion, duke theksuar në veçanti ndërgjegjësimin e shoferëve dhe bashkudhëtarëve si dhe për të promovuar planet e veprimit për të parandaluar aksidentet në komunikacion si dhe për të rritur shkallën e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.

Masat ku zyrtarët policorë kryesisht do të fokusohen gjatë “Java e sigurisë-mars 2011” janë: mos respektimi i përdorimit të rripit të sigurisë dhe përdorimi i telefonit mobil gjatë drejtimit të mjetit

Qëllimi i lansimit të këtij plani operativ ka në fokus të veçantë parandalimin e kundërvajtjeve të sipërpërmendura duke mos anashkaluar edhe kundërvajtjet tjera, ku gjatë kësaj periudhe do të ndërmerren masat e duhura policore në drejtim të parandalimit, zvogëlimit të numrit të aksidenteve në komunikacionin rrugor si dhe rritja e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacionin rrugor.

Aktivitetet policore do të realizohen në formë të pikave kontrolluese, patrullimeve mobile dhe patrullimeve në këmbë në mënyrë që të arrihet deri tek qëllimi final për parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës së të gjithë pjesëmarrësve në komunikacionin rrugor si dhe në respektimin e ligjit për sigurinë e komunikacionit rrugor.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›