Beteja per Bregan diplomacia perpjekje kunder Gadafit

Kryengritësit në Brega pretendojnë se e kanë marrë sërish nën kontroll qytetin naftëtar, duke zënë rob trupa elitë të qeverisë. Mirëpo, askush nuk ka njoftime të sakta për vijën e frontit në luftën civile që ka përfshirë Libinë, ndërsa Muamar Gadafi shtyp me dhunë kryengritjen kundër regjimit të tij 41- vjeçar.
Në fakt, qeveria kishte njoftuar më herët hyrjen në Brega dhe përparimin e trupave drejt qytetit-kështjellë të kryengritjes, Bengazi. Qyeti tjetër i kryengritësve Axhabija raportohet se ndodhet nën zjarr të vazhdueshëm me artileri të rëndë dhe sulme ajrore.
Në frontin diplomatik, Franca ka përshkallëzuar përpjekjet për të bindur Kombet e Bashkuara për vendosjen e zonës së ndalim-fluturimit mbi Libi, një propozim që mbështetet nga Britania e madhe dhe Liga Arabe.
Sekretari i jashtëm britanik, William Hague ka thënë se nëse Gadafi vazhdon të qëndrojë në pushtet, Libia rrezikon të shndërrohet në një makth për popullin e vet”.
Ministrat e jashtëm të G8 takohen ndërkaq në Paris për të diskutuar mundësinë e një zone ndalim-fluturimi mbi Libi. Deri tani Rusia e ka kundërshtuar ndërhyrjen ushtarake, ndërsa Shtetet e Bashkuara, Italia dhe Gjermania gjithashtu kanë shprehur rezerva.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të diskutojë më vonë propozimin.
Kethrin Ashton e diplomacisë europiane viziton Kajron dhe në axhendë një takim me kreun e ligës arabe, Amr Musa për të diskutuar pikërisht propozimin e kësaj organizate për një zonë të ndalim fluturimit mbi Libi.
Sekretarja amerikane e shtetit mbërrin në Paris për takimin e G8 dhe takon kryediplomatin francez, Alen Zhupe, mirepo paraprakisht burime diplomatike thonë se nuk ka asnjë vendim për ndërhyrje ushtarake në Libi.
Mes kundërshtarëve më të flaktë të zonës së ndalim fluturimit është Turqia, e cila edhe pse nuk është anëtare e G8, si anëtare e NATOS do të marrë pjesë në debatin e së martës, kur aleanca të shqyrtojë propozimin.
Juli Prifti