Japoni shperthen Fukushima 3. Edhe 5 mije viktima te tjera

Ndërsa vazhdon beteja për parandalimin e shpërthimit të reaktorit të tretë në Fukushima, Japonia siguron botën se edhe në skenarin më të keq, nuk do të përsëritet një tjetër Çernobil. Specialistët ndodhen në përpjekje të ethshme për të shmangur katastrofën, duke pompuar ujë deti në reaktorin e tejnxehur, ndërsa centrali ka shpërthyer dy herë në tre ditët e pas-tërmetit dhe cunamit.
"Edhe nëse ndeshemi me skenarin më të keq, ai nuk do të jetë i njëjtë me situatën e shpërthimit në Çernobil. Në lidhje me reaktorin e dytë, makineritë e ftohjes kanë ndalur dhe ne jemi duke pompuar ujë nga jashtë” deklaroi Yukio Edano, sekretari i kabinetit të Japonisë.
Gjithsesi, specialistët paralajmërojnë një shkrirjeje të mundshme, kur serbatori i karburantit bërthamor të ekspozohet ndaj nxehtësisë, nëse pompat ndalojnë.
Shpërthimi i fundit në Fukushima plagosi 11 persona, një prej të cilëve rëndë dhe ngriti një kolonë të stërmadhe tymi në ajër.
Ekpertët pohojnë se niveli i rrezikut radio aktiv mbetet i ulët. Ndërkaq autoritetet japoneze kanë shpallur gjendjen e emergjencës në një tjetër central bërthamor. Centrali Onagava u klasifikua me shkallën më të ulët të emergjencës për shkak të vlerave të rritura të radioaktivitetit, komunikoi Agjencia Ndërkombëtare Atomike në Vjenë.
Shumë banorë në Fukushima, i frikësohen ekspozimit ndaj rrezatimit bërthamor. Të sistemuar në vendstrehime nga Qeveria, banorët nuk kanë shumë informacion për situatën në centralin bërthamor dhe i druhen përkeqësimit të gjendjes.
Ndërkohë, skuadrat e kërkim shpëtimit vazhdojnë nxjerrjen e trupave të pajetë nga rrënojat e qyteteve-fantazma. Në Otsuci, i cili është fshirë nga harta pas cunamit, autoritetet nuk arrijnë të komunikojnë me askënd nga zyrtarët e qytetit. Skuadrat e hyra në zonë flasin vetëm për viktima nëpër rrënoja.
Tokio u drodh sërish nga një tërmet i fuqisë prej 6,2 ballë. Epiqendra e tërmetit ndodhej rreth 140 kilometra në verilindje të kryeqytetit në drejtim të kompleksit bërthamor të dëmtuar rëndë Fukushima. Si pasojë e tërmetit autoritetet japoneze paralajmëruan për rrezikun e një cunami të ri, por pak më vonë paralajmërimi u tërhoq.
Bilanci i viktimave bëhet dita- ditës më i frikshëm ndërsa japonezët me mungesa në furnizimin me ujë e ushqim tentojnë t’i rikthehen normalitetit. Bëhet fjalë për 5 mijë të vdekur në verilindje të vendit. Vetëm në Miaxhi janë gjetur 2 mijë trupa përgjatë bregdetit, por aty pritet që bilanci final të tejkalojë 10 mijë njerëz. Qeveria ka dyfishuar në 100 mijë numrin e ushtarëve për mbështetjen e ekipeve të shpëtimit, ndërsa skuadrat ndërkombëtare kanë nisur nga puna.
Juli Prifti