Dialogët "hot". Berluskoni përgjigjet: Nuk jam shenjtor
Pas publikimeve të dialogëve
"të nxehtë" mes Kryeministrit
italian dhe një prostitute, më në
fund Berluskoni ka vendosur të
prononcohet dhe ka thënë se në
fund të fundit nuk është një shenjtor.
Kjo është deklarata e parë
publike e bërë prej tij pas ngjarjeve
të fundit që kanë ngjallur indinjatë
dhe kritikë nga politikanët e
opozitës. Ndër të tjera, ai shprehu
bindjen se do të vazhdonte të qëndronte
në detyrën e tij deri në përfundim
të mandatit. Pas muajsh
me lajme, prova dhe shkrime në
gazetë për bëmat e Kryeministrit
të vendit, opozita e majtë më në
fund hartoi një mocion, në të cilin
thuhej se "historitë e Berluskonit
e kanë dobësuar imazhin dhe
autoritetin e qeverisë italiane".
Kjo lëvizje parlamentare erdhi pas
publikimit të regjistrimeve sekrete
mes prostitutës Patricia dhe shefi t
të qeverisë. Publiku italian, që e ka
përkrahur me shumicë liderin e tij,
duket se tashmë, pas kaq kohësh
që fl itet për jetën rozë të Berluskonit,
e ka humbur durimin. Këtë
e tregoi edhe sondazhi i fundit i
opinionit publik, në të cilin shkalla
e aprovimit të liderit ndodhet në
pikën më të ulët që nga viti 1994.
Berluskoni vetë ndodhet në momentin
më kritik që pas rikthimit
në pushtet një vit më parë, por të
paktën nga deklarata e fundit ai
duket se po përpiqet që ta marrë
gjithçka me sportivitet. Në ceremoninë
e përurimit të një vendi
ndërtimi, ai tha duke iu drejtuar
turmës së njerëzve:"Paska shumë
vajza të bukura këtu. Unë nuk jam
shenjtor, besoj tashmë se e keni
kuptuar një gjë të tillë dhe shpresoj
që edhe gazeta ‘La Repubblica‘
ta ketë kuptuar", tha ai, duke iu
referuar gazetës së majtë që e
ka sulmuar me fakte gjatë gjithë
kohës.
"të nxehtë" mes Kryeministrit
italian dhe një prostitute, më në
fund Berluskoni ka vendosur të
prononcohet dhe ka thënë se në
fund të fundit nuk është një shenjtor.
Kjo është deklarata e parë
publike e bërë prej tij pas ngjarjeve
të fundit që kanë ngjallur indinjatë
dhe kritikë nga politikanët e
opozitës. Ndër të tjera, ai shprehu
bindjen se do të vazhdonte të qëndronte
në detyrën e tij deri në përfundim
të mandatit. Pas muajsh
me lajme, prova dhe shkrime në
gazetë për bëmat e Kryeministrit
të vendit, opozita e majtë më në
fund hartoi një mocion, në të cilin
thuhej se "historitë e Berluskonit
e kanë dobësuar imazhin dhe
autoritetin e qeverisë italiane".
Kjo lëvizje parlamentare erdhi pas
publikimit të regjistrimeve sekrete
mes prostitutës Patricia dhe shefi t
të qeverisë. Publiku italian, që e ka
përkrahur me shumicë liderin e tij,
duket se tashmë, pas kaq kohësh
që fl itet për jetën rozë të Berluskonit,
e ka humbur durimin. Këtë
e tregoi edhe sondazhi i fundit i
opinionit publik, në të cilin shkalla
e aprovimit të liderit ndodhet në
pikën më të ulët që nga viti 1994.
Berluskoni vetë ndodhet në momentin
më kritik që pas rikthimit
në pushtet një vit më parë, por të
paktën nga deklarata e fundit ai
duket se po përpiqet që ta marrë
gjithçka me sportivitet. Në ceremoninë
e përurimit të një vendi
ndërtimi, ai tha duke iu drejtuar
turmës së njerëzve:"Paska shumë
vajza të bukura këtu. Unë nuk jam
shenjtor, besoj tashmë se e keni
kuptuar një gjë të tillë dhe shpresoj
që edhe gazeta ‘La Repubblica‘
ta ketë kuptuar", tha ai, duke iu
referuar gazetës së majtë që e
ka sulmuar me fakte gjatë gjithë
kohës.