E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtyhet „Qafë-Gjashta‰, mungojnë avokatët

Procesi gjyqësor që bën fjalë për
zbardhjen e masakrës së Qafë-
Gjashtës, në Sarandë, ku humbi jetën
një ofi cer madhor i Policisë së Shtetit,
është shtyrë dje në Gjykatën e Tiranës,
si pasojë e mungesës së avokatëve
mbrojtës. Gjyqi është në fazën e dëshmive
dhe dje ishte parashikuar që të
paraqiteshin dëshmitarë okularë që
kanë parë skenën e frikshme të ekzekutimit
të Gjergji Mehmetit nga një grup
i armatosur që ndodhen pas qelisë
pas 12 vitesh nga ngjarja e rëndë.
Në gjykatë pritet të dëshmojë edhe i
dhunuari Eduart Alia, i cili është marrë
peng nga disa sarandjotë që organizuan
ofensivën ndaj katër punonjësve
të policisë që kishin shkuar në qytetin
bregdetar për të vendosur rend, pas
trazirave të marsit të vitit 1998.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›