Miliona aziatikë shohin Diellin e mbuluar për 6 minuta
Miliona aziatikë i kanë
kthyer dje sytë nga
qielli, ndërsa Dielli
po përgatitej për eklipsin më
të gjatë në këtë shekull. Një
fenomen i tillë natyror në kontinent
përkthehet në mënyra
të ndryshme nga astrologët.
Disa e marrin për shenjë të
keqe, disa për të mirë, por
realisht ajo ishte një shfaqje e
jashtëzakonshme dhe e rrallë,
një demonstrim i forcave madhore
të natyrës. Për disa ka
qenë një rast për të festuar. Në
Shangai, kinezët e kanë pritur
pesë minutëshin e eklipsit me
fishekzjarrë. Në një ishull të
largët japonez, kafshët e trembura
nga ardhja e beftë e natës,
janë çorientuar dhe janë sjellë
në mënyrë të çuditshme. Në
Indi një grua ka humbur jetën,
ndërsa mbi të kanë kaluar ushtritë
e tëra të njerëzve që kishin
dalë mbi lumin Gang, për të
parë më mirë ikjen e Diellit.
Eklipsi ka nisur në Indi, menjëherë
pas agimit dhe është
parë në shumë vende të kontinentit
aziatik, para se të vazhdonte
me jugun e Japonisë dhe
më pas të zhdukej në Oqeanin
Indian. Në disa pjesë të Azisë,
fenomeni ka zgjatur 6 minuta
e 39 sekonda. Eklipsi ishte
më i gjatë që nga 11 korriku i
vitit 1991. Në atë vit ai u pa në
Amerikën e Jugut. Admiruesve
të këtij fenomeni të mrekullueshëm
do t‘u duhet të presin
vitin 2132. Fenomeni qiellor
pritet gjithmonë në mënyra
të ndryshme, të cilat bëjnë
bashkë eksitimin, frikën dhe
çudinë. Eklipsi i fundit i Diellit
ndodhi në gusht të vitit 2008
dhe zgjati vetëm 2 minuta e 27
sekonda. Sipas një astrofi zikani
të NASA-s, që ndoqi edhe
eklipsin e fundit, shkencëtarët
shpresojnë që të dhënat e
marra prej këtij fenomeni do
të shpjegojnë disi fenomenet
e flakëve dhe njollave diellore
që po vihen re së fundi
në yllin e madh të sistemit
tonë diellor. Ndaj këtij eklipsi
shumë shkencëtarë kanë qenë
të vëmendshëm, pasi një i
tillë do edhe shumë vjet për të
ndodhur. Ky fenomen i lejon
shkencëtarët të vërejnë kryesisht
gazet diellore më pranë
dhe më qartë se në rastet e
zakonshme. Disa shkencëtarë
të NASA-s e kanë parë eklipsin
nga lartësia e një avioni, duke
i bërë të gjitha matjet në bordin
e tij. Sipas përllogaritjeve,
eklipsi diellor i radhës parashikohet
që të ndodhë më 11
korrik të vitit të ardhshëm. Ai
do të shihet në një korridor
të ngushtë në Hemisferën e
Jugut nga Paqësori i Jugut në
Argjentinë.
kthyer dje sytë nga
qielli, ndërsa Dielli
po përgatitej për eklipsin më
të gjatë në këtë shekull. Një
fenomen i tillë natyror në kontinent
përkthehet në mënyra
të ndryshme nga astrologët.
Disa e marrin për shenjë të
keqe, disa për të mirë, por
realisht ajo ishte një shfaqje e
jashtëzakonshme dhe e rrallë,
një demonstrim i forcave madhore
të natyrës. Për disa ka
qenë një rast për të festuar. Në
Shangai, kinezët e kanë pritur
pesë minutëshin e eklipsit me
fishekzjarrë. Në një ishull të
largët japonez, kafshët e trembura
nga ardhja e beftë e natës,
janë çorientuar dhe janë sjellë
në mënyrë të çuditshme. Në
Indi një grua ka humbur jetën,
ndërsa mbi të kanë kaluar ushtritë
e tëra të njerëzve që kishin
dalë mbi lumin Gang, për të
parë më mirë ikjen e Diellit.
Eklipsi ka nisur në Indi, menjëherë
pas agimit dhe është
parë në shumë vende të kontinentit
aziatik, para se të vazhdonte
me jugun e Japonisë dhe
më pas të zhdukej në Oqeanin
Indian. Në disa pjesë të Azisë,
fenomeni ka zgjatur 6 minuta
e 39 sekonda. Eklipsi ishte
më i gjatë që nga 11 korriku i
vitit 1991. Në atë vit ai u pa në
Amerikën e Jugut. Admiruesve
të këtij fenomeni të mrekullueshëm
do t‘u duhet të presin
vitin 2132. Fenomeni qiellor
pritet gjithmonë në mënyra
të ndryshme, të cilat bëjnë
bashkë eksitimin, frikën dhe
çudinë. Eklipsi i fundit i Diellit
ndodhi në gusht të vitit 2008
dhe zgjati vetëm 2 minuta e 27
sekonda. Sipas një astrofi zikani
të NASA-s, që ndoqi edhe
eklipsin e fundit, shkencëtarët
shpresojnë që të dhënat e
marra prej këtij fenomeni do
të shpjegojnë disi fenomenet
e flakëve dhe njollave diellore
që po vihen re së fundi
në yllin e madh të sistemit
tonë diellor. Ndaj këtij eklipsi
shumë shkencëtarë kanë qenë
të vëmendshëm, pasi një i
tillë do edhe shumë vjet për të
ndodhur. Ky fenomen i lejon
shkencëtarët të vërejnë kryesisht
gazet diellore më pranë
dhe më qartë se në rastet e
zakonshme. Disa shkencëtarë
të NASA-s e kanë parë eklipsin
nga lartësia e një avioni, duke
i bërë të gjitha matjet në bordin
e tij. Sipas përllogaritjeve,
eklipsi diellor i radhës parashikohet
që të ndodhë më 11
korrik të vitit të ardhshëm. Ai
do të shihet në një korridor
të ngushtë në Hemisferën e
Jugut nga Paqësori i Jugut në
Argjentinë.