Katër të plagosur nga aksidentet në Tiranë
Katër persona janë plagosur dje nga aksidentet rrugore
në Tiranë, duke shtuar edhe më shumë numrin e të
dëmtuarve gjatë sezonit. Sipas policisë kryeqytetase, u
arrestua Selim Sinani, 30 vjeç, pasi rreth orës 21.40, në
rrugën e Valiasit, duke drejtuar mjetin "Volkswagen", me
targë TR 3708 H, ka aksidentuar këmbësorin David Mardoda,
14 vjeç, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Gjithashtu, u dërgua për ndjekje penale Kastriot Tobli, 24
vjeç, sepse në orën 13:10, tek "Ura e Babrroit", duke drejtuar
motorin "Piaxhio", me targë TR 550 D, ka aksidentuar
biçiklistin Enver Shullazi, 49 vjeç, banues në Tiranë, e për
pasojë ndodhen të dy në spital jashtë rrezikut për jetën. Për
ndjekje penale u dërgua edhe Rrahim Gashi, 40 vjeç, pasi
rreth orës 15:30, në rrugën "Ali Demi", duke drejtuar mjetin
Ford, me targë TR 9798 G, është përplasur me motorin
"Yaxniang", me targë TR 161 F, të drejtuar nga Eduart Silaj,
32 vjeç. Për pasojë është aksidentuar lehtë Silaj.