E Diel, 1 Nëntor 2026

14 vjet burg për ata që rrëfejnë barsoleta për Presidentin Zardari

Presidenti i Pakistanit, Asif Zardari,
është akuzuar për mungesë të
theksuar të sensit të humorit dhe së
fundi, si për ta vërtetuar një gjë të tillë,
ai ka ndaluar me ligj çdo lloj shakaje,
apo barsolete në qendër të së cilës
qëndron ai. Kështu ata pakistanezë
që do të nisin me SMS shakara për
Zardarin do të arrestohen menjëherë
dhe do të dënohen jo pak, por 14
vjet. Ministri i Brendshëm, Rehman
Malik, ka marrë detyrën e përgjimit
të të gjitha e-maileve të njerëzve dhe
nëse do të gjejë në to ndonjë shaka
për Presidentin, do të ketë dorë të
lirë për të proceduar penalisht. Kjo
lëvizje, sipas ministrit, do të dënojë
njerëzit që tallen me udhëheqësit.
Ky hap, i cili është përshkruar nga
grupet e të drejtave të njeriut si "diktatorial",
vjen pas shpërthimit të një
"epidemie" barsoletash për liderët
e vendit, si dhe dërgimit të tyre në
adresë të Presidentit. Presidenti
Zardari, vejani i ish-kryeministres së
vrarë të Pakistanit, Benazir Bhuto, ka
ngjallur shumë pakënaqësi në popull
me të ardhur në pushtet. Qeveria e tij
akuzohet për paaftësi në zgjidhjen e
problemeve, ndërkohë që Presidenti,
një ish-playboy, është shumë më
tepër i dhënë pas pamjes së jashtme
dhe qejfeve se sa ndaj çështjeve
jetike për vendin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›