Dialogu Kosovë-Prishtinë, Hoxhaj ‘zëvëndëson’ Tahirin
PRISHTINË- Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj do të zëvëndësojë kryenegociatoren në bisedimet Prishtinë-Beograd Edita Tahiri. Lajmi bëhet i ditur nga burime të afërta të qeverisësë Kosovës, raporton Zëri.
Paralajmërimet se bisedimet e ardhshme Kosovë-Serbi nuk do të jenë të karakterit teknik por të atij politik, dhe se njëra nga temat e bisedimeve do të jetë veriu i vendit, kanë shtyrë kryeministrin Hashim Thaçi që të mendojë për ndërrimin e delegacionit të bisedimeve.
“Kryeministri po pretendon që ta shkarkojë Editën, e në vend të saj ta emërojë Enver Hoxhaj, ndërkohë në Ministrinë e Jashtme do të vijë ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila”, raporton I njëjti burim për median kosovare.
Mendohet se shkak për një ndryshim të tillë janë pakënaqësia e shoqërisë civile dhe e opozitës karshi sjelljes së Tahirit ndaj Serbisë dhe shpenzimet e mëdha të saj.
(el.me/BalkanWeb)