E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dialogu Kosovë-Serbi, palët treguan konstruktivitet

Në ditën e dytë të dialogut Prishtinë-Beograd, sot palët janë shfaqur më konstruktive. Ndërkaq, kryenegociatori serb, Borko Stefanovic, u kthye në selinë e Këshillit të BE-së duke u shprehur se dallimet mbi statusin e Kosovës janë lënë mënjanë.
 

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri shpjegoi se të martën u bisedua mbi regjistrin civil e kadastrën, ndërsa të mërkurën për CEFTA-në, hapësirën ajrore dhe vulat e doganave të cilat i propozoi në takim Beogradi në mbrojtje të interesave të komunitetit serb në Kosovë.
Tahiri është shprehur se të dyja palët përpiqen të jenë konstruktive dhe kanë sukses për këtë.
 

“Mendoj se ne po mundohemi të jemi krijues për çështjet në diskutim. Kemi nisur me tema të tilla si regjistri civil dhe kadastral dhe do bisedojmë mbi lëvizjen e lirë dhe mekanizmat e bashkëpunimit rajonal”, ka thënë Tahiri. Stefanovic ka thënë se ishte hera e parë pas shumë viteve të negociohet ballë për ballë.
 

Takimi i radhës për dialogun Prishtinë-Beograd pritet të mbahet në selinë e Këshillit të BE-së gjatë javës së fundit të marsit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›