E Diel, 1 Nëntor 2026

BE: Takimi Kosovë-Serbi, në një atmosferë kostruktive

Në një deklaratë për shtyp të BE-së, pas mbylljes së raundit të parë të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, thuhet se takimi është zhvilluar në një atmosferë kostruktive, informative dhe produktive.

Të dyja krahët përsëritën qëndrimin mbi dialogun dhe dëshirës së tyre për të vazhduar më tej me proçesin. Ndërmjetësi i ka përshkruar qëllimet e dialogut, si një mundësi për të hequr pengesat negative të jetës së përditshme të personave, që të nxisë bashkëpunim dhe të vazhdojë me progresin e të dyja palëve.

Të dy delegacionet kanë rënë dakort se këto informacione duhet të vihen në dispozicion për të ofruar siguri ligjore për qytetarët.


Të dyja palët ranë dakort që bisedimet të shkojnë përpara me cështje të tjera në takimet e tjera. Eshtë rënë gjithashtu dakort që raundi i dytë të mbahet së shpejti.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›