Presidenti, kërkon zbardhjen e vrasjes në Uglar të Gjilanit

Presidenti i Republikës së Kosovës, Behxhet Pacolli, vizitoi të mërkurën familjen Musliu në fshatin Uglar të komunës së Gjilanit, djali i së cilës, Leutrim Musliu, u vra të shtunën, ndersa po kthehej nga mali së bashku me babanë e tij.
Gjatë vizitës në familjen e babait të Leutrimit, Rrahim Musliu, Presidenti Pacolli kërkoi që organet e drejtësisë ta zbardhin sa më parë këtë rast.
“Këtë rast ta zbardhin sa më parë dhe fajtorin ta sjellin para drejtësisë. Unë besoj se këtë do ta bëjnë organet tona. Është një dhimbje e madhe që ne e ndajmë bashkë me familjen, është një humbje dhe një rast i cili është dashtë t`i takojë të kaluarës, jo kësaj kohe. Në këtë kohë kur Kosova ballafaqohet edhe me probleme të tjera të ndjeshme, unë besoj se këtë rast në mënyrë korrekte, në mënyrë të drejtë do ta zgjedhin organet e drejtësisë”, tha presidenti i Republikës.