E Diel, 1 Nëntor 2026

Fjalimi i Gadafit ne TV shteteror Rebelet te pashprese

Lideri i Libisë Muammar Gaddafi pretendon sërish se pas morisë së kryengritjeve dhe sulmeve qëndrojnë persona keqadashës e të infiltruar që marrosin të rinjtë me armë. Gjatë një fjalimi të regjistruar koloneli deklaroi se këta elementë janë të pashpresë ndërsa shtoi janë një grup i vogël nga Afganistani, Algjeria Egjipti dhe territoret Palestineze që hynë në Zentan, Zaëiyah dhe Benghazi e rekrutuan të rinj, nën 20 vjec mbi të cilët nuk mund të veprojë as ligji.

Me thirrjet e besnikëve në sfond koloneli akuzon perëndimin e në vecanti Francën për drejtimin e një komploti kolionalist për të vendosur kontrollin mbi burimet e naftës ndërsa nuk harroi të cilësonte si tradhëtarë disidentët e regjimit. E sërish në qendër të akuzave është vendosur dhe Al Kaida. Intervista e regjistruar u shpërnda në media pak orë pasi koloneli nuk kishte nguruar të shpaloste eksentrizmin e tij në Tripoli. La 9 orë gazetarët në hotelin Rixos në kryeqytet në pritje të një konference per shtyp që në fund nuk e kreu. Në perëndimi angazhimi është vetëm në nivel deklarash e shkaku është i qartë. Krijimi i një zonë ndalim fluturimi sic duan militantët kërkon një impenjim ushtarak për të cilin pak janë të gatshëm. Në rradhë të parë Shtetet e Bashkuara.

“Duam të veprojmë vetëm me marrëveshje ndërkombëtare”, deklaroi sekretarja e shtetit Hilari Klinton. “Mendoj se është e rëndësishme që të mos jenë Shtetet e Bashkuara udhëheqëse të ndërhyrjes pasi ajo që po ndodh vjen nga vetë populli i Libisë”. Nisur nga qëndrimi kundër i Rusisë e Kinës, OKB zor se angazhohet të ndërhyrë. NATO mbi një aksion të mundshëm kërkon mbështetjen e Lega Araba e Unione Africana. Ndërsa Europa për momentin mjaftohet me pritjen në Strasburg të militantëve rebelë që vazhdojnë të kërkojnë mbështetje më konkrete "Le të lejojmë libianët të ndërmarrin revolucionin e tyre ishte deklarata më e fundit e kreut të diplomacisë europiane Catherine Ashton. Në terren ofensiva e besnikëve të regjimit kundër militantëve është përshkallëzuar. Tashmë bombardimet nga ajri prekin dhe zona të banuara.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›