E Diel, 1 Nëntor 2026

4 vjet Pavarësi, Jahjaga: Kosova Republikë, Thaci: Mbikëqyrja drejt fundit

PRISHTINË- Parlamenti i Kosovës nisi sot rreth orës 14:00, një seancë solemne për të përkujtuar 4 vjetorin e Pavarësisë së saj.

Në fjalën hyrëse, kryeparlamentari Jakup Krasniqi u shpreh se, sot përkujtohen të gjithë të rënët që derdhën gjakun lum, sic tha ai për Kosovën e lirë.
“Shpallja e Pavarësisë së Kosovës në këtë sallë ishte një akt solemn që përmbushte idealin e shumë brezave. Ky ideal sakrifikoi në rrugën e tij bijë e bija për një kauzë të lartë, sic është Pavarësia e një kombi”, tha Krasniqi.

Në fjalën e tij Krasniqi shprehu mirënjohjen për të gjithë miqtë ndërkombëtarë që e ndihmuan në rrugën e saj të sakrificave, sic tha ai.
“Kosova e meritonte lirinë, falenderojmë ata që na mbështetën, pasi është derdhur gjakun lumë për këtë Pavarësi. Më 17 shkurt mori emrin e merituar, një emër i shkruar me gjak, ky emër merr përmasat e shenjtërisë që nuk lejohet të preket, se lëndohet historia”, tha Krasniqi më tej.

JAHJAGA: PAVARËSIA E GJEN KOSOVËN REPUBLIKË
Ora 14: 25 Presidentja e Kosovës Atifete Jahjjaga, nga foltorja e Kuvendit u shpreh se 4 vjetori i Pavarësisë e gjen Kosovën shtet sovran, të pavarur dhe me 87 njohja nga shtet të ndryshme të Botës.

“Kremtimi i Pavarësisë e gjen Kosovën shtet sovran dhe ët Pavarur me njohje nga 87 vende të Botës dhe me një rrugë të qartë në proceset demokratike. Ideja jone për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës, ishte ide humane. duke shfrytëzuar të gjitha potencialet dhe kapacitetet si ndërtimi i një shoqërie të re që solli mirëkuptimin për kauzën tonë të drejtë, që ne sot e gëzojmë Republikën e Kosovës si shtet sovran dhe i pavaruar me miqësi të përjetshme me SHBA dhe me rrugën e qartë të anëtarësimit në BE dhe NATO”,- u shpreh Jahjaga.

Jahjaga duke shprehu nderim për dy simbolet kryesore, Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari nënvizoi se rruga të cilën kanë ndjekur kosovarët i bën ata të ndihen krenarë.

“Për Kosovën shtet sovran dhe të pavarur u sakrifikuan bijtë më të mirë të vendit tonë që ne i përmendim në cdo manifestim. Kjo rrugë na bën të ndihemi krenar të lirë dhe sovran në trojet tona. Të kujtojmë këtu dy figura emblemantike, presidentin Ibrahim Rugova dhe Adem Jasharin, dy simbole për të tashmen dhe të ardhmen. Udhëheqësit tanë ditët të merrnin vendime që përcaktuan fatin e Kosovës”,- theksoi Jahjaga.

Jahjaga u shpreh e bindur se Kosova do të realizojë ëndrrën e saj, ndërkohë bëri apel për realizimin e strategjisë shtetërore dhe qytetare.

“Republika e Kosovës është e ndërtuar mbi lirinë dhe barazinë, të gjtiha etnitë gëzojnë liri të plotë. Të gjtihë qytetarët e Kosovës pa dallim bashkohen në vizionin e Bashkimit Europian, të procesve demokratike dhe të politikave sociale”,- u shpreh Jahjaga.

THACI: PO SHKOJMË DREJT FUNDIT TË PAVARËSISË SË MBIKËQYRUR
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci gjatë fjalës së tij në Kuvend, deklaroi se sot pas 4 viteve pavarësi, qytetarët mund të krenohen me Kosovën, një shtet ku mbizotëron rendi dhe ligji.

“Sot po shënohet dita që është rrënjosur thellë në kujtesën tonë. 4 vite më parë në të zgjedhurit e Kuvendit shpallëm Kosovën Republikë të pavarur, bëmë ëndrrën e një populli realitet. Sot kujtojmë të gjithë dëshmorët dhe të rënët në nderim të atdheut”, deklaroi Thaci.

Sipas Thacit, Kosova ka bërë në këto vite hapa konkrete për përmbylljen e procesit të pavarësisë së Mbikëqyrur.
(ma.ar/el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera Kosova fillon festën e 4-vjetorit të pavarësisë Topi: Krenar që Kosova po shkon drejt fundit të Pavarësisë së mbikëqyrur Berisha mbështet Prishtinën: Referendumi i serbëve i paligjshëm

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›