Dialogu, Robert Cooper nesër në Prishtinë
PRISHTINE- Ndërmjetës i BE-së për dialogun teknik në mes të Kosovës dhe Serbisë, Robert Cooper, do të qëndrojë nesër në Prishtinë , pas vizitës në Beograd, në kuadër të përpjekjeve për vazhimin e dialogut teknik, të ndërprerë dy herë që nga fillimi në 8 marsin e këtij viti.
Ndërmjetësi i BE-së ka propozuar 14 tetorin si datë për rifillimin e dialogut, por Beogradi dhe Prishtina vazhdojnë të mbajnë qëndrime të ndryshme, rreth temës së bisedimeve.
Ndërprerja e parë ishte gjatë verës, kur raundi i gjashtë i parashikuar të mbahej më 20 dhe 21 korrik u shty me fajin e palës serbe, e cila refuzoi njohjen e vulave të Doganave të Kosovës.
Vjeshta solli edhe ndërprerjen e dytë, pasi takimi i raundit të shtatë të bisedimeve, i parashikuar për 27 e 28 shtator, nuk u mbajt edhe pse të dy delegacionet, ai i Prishtinës dhe i Beogradit, ishin në Bruksel. Delegacionet zhvilluan bisedime të ndara me ndërmjetësit.
Më atë rast, delegacioni i Republikës së Kosovës, i udhëhequr nga zv/kryeministrja Edita Tahiri zhvilloi takim të veçantë me përfaqësuesit e BE-së dhe SHBA-ve në dialogun teknik. Pas takimit qeveria e Kosovës deklaroi se raundi i dialogut u anulua me fajin e palës serbe, e cila u tërhoq nga dialogu pas dështimit për të imponuar bisedat për çështjen e pikave doganore, duke shkelur më këtë rast obligimet e marra nga Rezoluta e AP të OKB-së për dialogun dhe parimet evropiane".
Edhe gjatë vizitës së Cooper në Beograd, të premtën e kësaj jave, përfaqësuesit e qeverisë së Serbisë insistuan që para se të bisedohet për çështjet teknike të parapara për raundin e shtatë të bisedohet për veriun dhe dy pikat doganore atje, por qëndrimi i Prishtinës zyrtare është se këto janë çështje të brendshme të Kosovës, për të cilat nuk mund të bisedohet.
Udhëheqësja e delegacionit kosovar në dielogun teknik, zv/kryeministrja Edita Tahiri tha mbrëmë se “ky insistim apo kjo tendencë për t’ia ndyshuar karakterin dialogut teknik në një ngjarje politike ka qenë që nga fillimi i këtij procesi”, por shtoi se edhe Serbia e din se ky dialog edhe me Rezolurën e AP të OKB-së e ka mandatin për çështje praktike.
"Insistimet e tilla mendoj se Serbia po i përdorë si justifikim për ta bllokuar dialogun", theksoi ajo në një intervistë në Televizonin e Kosovës duke përkujtuar edhe moszbatimin e marrëveshjeve nga ana e Beogradit.
"Qëndrimi i qeverisë së Republikës së Kosovës është i prerë, për këtë çështje të gjitha institucionet janë në një linjë, ne kemi platformën e qartë për këtë dialog me vijat e kuqe, që nënkupton që për çështjet e rregullimit të brendshëm të Kosovës, për sovrantitet dhe ingtegritet territorial të shtetit tonë nuk bisedojmë asnjëherë me Serbinë", theksoi Tahiri.
Sipas saj, tendencat e Serbisë në fakt janë që të shkelet mandati i Rezolutës së OKB-së për një dialog teknik.
Bisedimet teknike Kosovë-Serbi në Bruksel zhvillohen pasi u kërkuan në një Rezolutë të 9 shtatorit 2010 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e cila pasonte dhe njihte opinionin e 22 korrikut të të nëjtit vit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008.
Në veri të Kosovës, serbët vazhdojnë të mbajnë barrikadat, në shenjë kundërshtimi të pranisë së policisë doganorë shqiptarë në dy pikat kufitare Jarinjë e Bërnjakë.
(s.g/balkanweb)