E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnje, qëllojnë me armë në lokal, terrorizohen klientët

LUSHNJE- Dy të rinj janë arrestuar nga policia pasi kanë qëlluar në ajër me automatik. Ngjarja është shënuar pasditen e sotme në një lokal tek vendi i quajtur “Pushimi i Shoferit”.

Të arrestuarit janë Sokol Kalemi dhe Mithat Agalliu. Policia thotë se nga të shtënat, fatmirësisht nuk ka të lënduar por janë terrorizuar klientët e lokalit. Policia nis hetimet për të zbardhur detajet e ngjarjes.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›