E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dialogu, Thaçi i gatshëm të takojë Tadiçin

Dialogu Kosovë-Serbi vjen sërisht në qëndër të vëmëndjes, ndërsa kryeministri i Kosovës shprehet i gatshëm të takohet me homologun e tij serb, Boris Tadiç.

Qëndrimet e Serbisë ndaj Kosovës nuk janë të drejta dhe ne dëshirojmë që njëherë e përgjithmonë ta vëmë në rend dite gjithë situatën. Serbia duhet të ndryshojë qëndrimin jo vetëm ndaj Kosovës por edhe vendeve të tjera të Ballkanit. Ne jemi të gatshëm për bashkëpunim dhe së bashku, si rajon, të hyjmë në strukturat euroatlantike. Unë dhe Boris Tadiç, si lider kemi për detyrë që tia shtrijmë dorën njëri-tjetrit. Unë jam i gatshëm të ulem me zotin Tadiç për të biseduar për këto çështje. Dua të theksoj se për politikën e brendshme të Kosovës do të vendosim ne e jo Serbia.

Duke i’u referuar mediave kosovare, Thaçi ka vlerësuar pozitivisht marrëdhëniet Kosovë-Maqedoni duke nënvizuar se e pret kryeministrin Nikola Gruevski, për vizitë zyrtare në Kosovë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›