E Shtunë, 31 Tetor 2026

74 të vdekur, tre ditë zie në Egjipt

Tre ditë zie për viktimat e dhunës së futbollit në Egjipt. Ka qënë Këshilli Ushtarak, i cili  ka shpallur tre ditë zie kombëtare, në lidhje me vrasjen e së paku 74 personave, në përleshjet ndërmjet simpatizantëve rival të futbollit në qytetin Port Said.

Dhuna shpërtheu pas takimit të Ligës së Egjiptit ndërmjet Al-Masrit, ekip vendas në Port Said dhe Al-Ahly i Kajros, njëri nga ekipet më të popullarizuara në Egjipt.

Kjo ngjarje është cilësuar si dhuna më e keqe futbollistike e cila ka ndodhur në Egjipt, sikundër dhe incidenti më vdekjeprurës, në përmasa ndërkombëtare prej vitit 1996.

Përpos faktit se kanë vdekur 74 persona përfshirë dhe një polic, janë plagosur dhe
248 njerëz, përfshirë edhe 14 policë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›