Seanca parlamentare Kuvendi heq imunitetin e Balles Doshit dhe Bares

Kuvendi ka votuar në unanimitet pro heqjes së imunitetit për deputetët, Taulant Balla, Tom Doshi dhe Besnik Bare. Pas fjalimeve përkatëse, ku secili nga deputetët dhanë shpjegimet përkatëse për pretendimin e Prokurorisë si organizatorë të protestës së 21 janarit, ligjvënësit kaluan në votim të fshehtë këtë kërkesë. Me 118 vota pro, 8 kundër dhe 2 abstenim Kuvendi miratoi heqjen e imunitetit për Taulant Balla. Ndërsa me 116 vota pro, 9 kundër dhe një votë abstenim, parlamenti vendosi t’i heqë imunitetin Tom Doshit. Për Besnik Bare ishin 107 vota pro, 19 kundër dhe 3 abstenim. Në këtë mënyrë, Kuvendi i hapë rrugë organit të Prokurorisë që të vijojë hetimet mbi ngjarjet e 21 janarit.
Deklaratat
Deputeti Taulant Balla shprehu bidndjen e tij se imuniteti për të nuk përbën asnjë vlerë përballë zbardhjes së vërtetë të ngjarjeve të 21 janarit. “Sot dhe mot do kem krenarinë morale dhe qytetare që unë isha në bulevard ballë zyrës së Kryeministrit në përmbushje të detyrës së politikanit për të dëshmuar korrupsionin e qeverisjes”, vlerësoi Balla. Ndërkohë në mënyrë ironike, deputeti Balla në fund të fjalës hodhi një çadër në drejtim drejt podiumit ku qëndrojnë ministrat.
Në fjalën e tij sqaruese përpara deputetëve, deputeti i PS-së Tom Doshi pranoi se “më 21 janar isha i pranishëm në bulevard, ashtu sikurse kam qenë aktiv si organizator i 21 janarit, si dhe kam organizuar protestues nga Shkodra”. Njëkohësisht Doshi evidentoi faktin se ndërhyri në momentin kur protestuesit u konfrontuan me forcat policore.
Ndërkohë që socialisti, Besnik Bare nga foltorja e Kuvendit shprehu në fjalën e tij se “në 21 janar isha në bulevard për të qetësuar turmën”. Sipas tij në këtë datë ishin mbi 20 mijë njerëz në rrugë.
“21 janari ishte një ngjarje tragjike dhe unë vihem përpara hetimit të Prokurorisë”, deklaroi Bare.