E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dialogu do te vazhdoje se shpejti

I pyetur se ne cfare kushtesh do te vazhdojne bisedimet pasi vazhdimi i tyre eshte kusht qe Serbia te marre ne dhjetor statusin e kandidatit Stefanovic pergjigjet se .....Ne po bisedojme me perfaqesues te BE dhe SHBA per nje kompromis per rregullimin e levizjes se personave dhe mallrave ne kalimet e kontestueshme Jarinje dhe Brnjak. Sapo te ravijezohet nje zgjidhje ne do ta vazhdojme dialogun. Problemi per te cilin pergjigjet qeveria e Prishtines eshte jo vetem se solli doganieret ne kalimet kufitare por edhe se imponoi nje zgjidhje te njeanshme dhe se nuk deshi te angazhohej ne negociata. Tani duhet te gjejme nje zgjidhje me te mire. Qellimi yne eshte qe te konfirmojme dhe te ruajme specifiken e ketyre dy kalimeve. Veriu i Kosoves e ka deshmuar me kohe specifiken e vet aty jeton nje komunitet kompakt serb. Ai nuk e njeh pavaresine dhe nuk do ti nenshtrohet autoriteteve kosovare. Detyre e shtetit serb eshte te mbeshtetese interesat e kesaj bashkesie - ne kuader te proceseve paqesore demokratike. Zgjidhjet bardh e zi nuk jane te mundura.

Stefanovic thote se eshte e papranueshme per Serbine kushti i vene nga disa shtete si Gjermania per dhenien e statusit te kandidatit Serbise me kusht shperberjen e strukturave paralele ne veri.... Kjo mund te ndodhe vetem me ushtrimin e dhunes. Dhe ne qofte se doni te arrini dicka me force kjo eshte e papranueshme ne afat te gjate. Historia ne Kosove e meson kete. Edhe bashkesia nderkombetare e di se nuk mund te injoroje thjesht vullnetin e serbeve qe jetojne shumice ne komunat ne veri te Kosoves. fare duhet bere pastaj Te sillen cdo dite gjykatesit kosovare me helikoptere ne Mitrovice sic behet tani me doganieret kosovare Te gjitha strukturat e pushtetit ne veri te Kosoves te ekzekutivit dhe gjyqesorit duhet te jene organe shtetetore te Republikes se Serbise apo te serbeve lokale dhe per kete duhet negociuar.

I pyetur nese Beogradi ka ndopak ndikim te perfaqesuesit politike te serbeve te Kosoves Stefanovic pergjigjet Populli degjon ate qe ka per ti thene vendi meme. Disa udheheqes politike serbe ne Kosove e kane humbur sic duket kuptimin e realitetit dhe vene kushte jorealiste.

Autor Tagesspiegel/ Angelina Verbica

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›