Serbia nuk eshte e gatshme te perballet me terrorizmin

Ne Serbi mund te kete ndonje skenar te njejte sikur edhe ne Bosnje-Hercegovine. Pra eshte e mundur qe te sulmohen objektet qe simbolizojne Shtetet e Bashkuara te Amerikes Britanine e Madhe dhe ndonje vend tjeter perendimor. Por gati qe eshte e pamundur te sulmohet ndonje godine apo institucion i Serbise mendon analisti per ceshtje ushtarake Zoran Dragishiq.
Kapacitete te vogla informative
Ekspertet ne Beograd megjithate jane te mendimit se Serbia nuk eshte e gatshme te perballet me sulme serioze terroriste dhe ne pergjithesi me sfidat e ngjashme. Dragishiq pohon se Serbia eshte nje shtet shume i dobet pa nje sistem te mirefillte te sigurise nacionale dhe me kapacitete te dobeta te sherbimeve informative. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Sulmi ne Sarajeve.
Dukurite e tilla me siguri qe paraqesin nje problem te madh per Serbine. Ne kemi njesite tona speciale policore dhe ushtarake te cilat mund te veprojne ne menyre adekuate ne nje faze te caktuar te sulmeve terroriste. Por mundesite tona per zbulimin me kohe dhe evitimin e sulmeve terroriste jane shume modeste pohon Dragishiq.
Si te evitohen veprimet e panevojshme
Pas informacioneve se ne sulmet e fundit ne Sarajeve jane te perzier elemente ekstremiste nga Sanxhaku i Serbise ne Beograd eshte shtruar edhe ceshtja e trajtimit te popullates se atjeshme myslimane. Dragishiq eshte i mendimit se rruga me e mire per evitimin e akteve terroriste do te ishte trjatimi i kesaj pjese te popullates si pjese e barabarte e shoqerise serbe.
Ne pergjithesi mund te thuhet se ne ne Serbi nuk kemi problem me popullaten boshnjake ne Sanxhak. Nje problem serioz janekonfliktet qe ekzistojne brenda vet bashkesise islame ne Sanxhak. Mendoj se ketu ka pasur edhe disa aksione te pamatura te shtetit serb. Ne Beograd eshte menduar gabimisht qe Serbia dhe shteti serb do te perfitojne nga percarjet e myslimaneve ne Sanxhak. Nje pjese e pergjegjesise per gjendjen atje i takon shtetit serb por pergjegjesine me te madhe duhet te kene vet perfaqesuesit e bashkesise islame ne Sanxhak mendon ai.
Barazia eshte ilaci me i mire Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Muamer Zukorliq myslimanet e percare ne Sanxhak.
Bozho Prelleviq avokat dhe ish - minister i policise pohon se Serbia mund te perballet me cdo lloj terrorizmi me perjashtim atij qe organizohet prej faktoreve shume te fuqishem. Serbia duhet te kete ekipe te mira per lufte kunder terrorizmit mendon ai.
Serbia duhet te zhvillohet ne te gjitha pjeset e vendit per ti mos i dhene hapsire askujt qe te thote se rajonet me te prapambetura ne Serbi jane ato ku nuk jetojne serbet. Duhet te angazhohemi edhe me shume qe Sanxhaku te kete lidhje me te forta me Beogradin se sa me Sarajeven. Por shume e rendesishme eshte edhe politika e jashtme sepse duhet pasur kujdes me faktoret e fese islame qe perfaqesojne kete bashkesi ne vendet tjera. Serbia e di mire se cfare do te thote futja ne konflikte. Mendoj se Serbia e ka mesuar mire kete leksion. Prandaj ketu nuk duhet bere gabime shume te renda pohon Prelleviq.
Autor Ivica Petroviq / Bahri Cani
Redaktoi Esat Ahmeti