Dialogu i Majlindës
Sot (e martë) bëhet hapja solemne e ekspozitës multimediale "Dialogu i Ballkanit" e artistes Majlinda Kelmendi. Hapja e ekspozitës bëhet në orën 20:00 në Galerinë EXPOART.40 në Prishtinë.
Në ekspozitën “Dialogu i Ballkanit” do të marrin përgjigjen artistike për pyetjet se cila është politika e Ballkanit? si funksionon? simetri ngjarjesh, kërkesash dhe fenomenesh, personalitete që tregojnë histori si një tregim i paqartë, duke bërë spekulime enigmatike me thonjëza dhe kllapa, duke kaluar të gjithë parametrat e vlefshme. Çështje të pazgjidhura, konfliktuoze, përpjekje, bisedime... Kufijtë, territoret, politikat?
Negociata, kontakte ‘miqësore’, arsyetime. Jo zgjidhje. Në dukje formale, në thelb mosmarrëveshje në shekuj pa sukses. Paketa formulash, sugjerimesh nga fuqitë e mëdha përsëri pa zgjidhje, konflikti vazhdon. Rastësi e përkohshme!? Histori e njëjtë në mënyrë lineare. Deri kur?, të gjitha këto i thotë puna e Kelmendit, e cila është e diplomuar në Akademinë e Arteve në Tiranë, derisa ka magjistruar në Fakultetin e Arteve në Prishtinë.
Majlinda Kelmendi është themeluese dhe drejtuese e Galerisë Expoart.40 në Prishtinë. Ajo ka realizuar ekspozita personale në Evropë dhe vend: Më 1997 në Tirane, në vitin 2003 Bari,Itali, më 2005 në Prishtinë, më 2008 në Milano, pastaj po më 2008 në Prishtinë.
Ka realizuar disa projekte si Net Rrjet, Refleksion, Të lindur për këtë, Evropë-
Evropë, Rrugë pa fund, Populli im dhe një tjetër etj.
Ekspozita ‘Dialogu i Ballkanit’ është përkrahur nga Ministria e Kulturës, Rinise dhe Sportit.