E Diel, 1 Nëntor 2026

Projekti i gazsjellësit TAP lehtëson integrimin e Shqipërisë në BE

20-05-2012 / Gazeta 55

Përmes projektit të gazsjellësit TAP, Shqipëria përfiton mundësinë të zhvillojë një treg shqiptar të gazit, të rrisë investimet e huaja, si dhe lehtëson procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Këto janë disa nga përfitimet e Shqipërisë nga ky projekt ndërkombëtar, të renditura nga drejtori i projektit të gazsjellësit “Trans-Adriatik-Pipeline” (TAP), Barnim Piechorowski.
Barnim Piechorowski, ishte një nga pjesëtarët e delegacionit të TAP të ftuar në mbledhjen e grupit ndërministror të punës për prezantimin e projektit të gazsjellësit “Trans-Adriatik-Pipeline” (TAP), e thirrur nga ministri i Ekonomisë, Energjetikës, Nasip Naço. Në mbledhje merrnin pjesë përfaqësues nga qeveria, ministria e Financave, ministria e Mjedisit si dhe një delegacion i negociuesve të projektit TAP.
Ministri i Naço renditi avantazhet si dhe risitë e këtij projekti, ndërsa theksoi se pret sugjerimet që mund t’i shtohen projektit në fjalë.
Gjatë prezantimit të axhendës u diskutuan ndikimet mjedisore dhe sociale të mundshme, u propozuan masat lehtësuese etj. Gazsjellësi TAP është pjesë e Korridorit Jugor dhe është skicuar që të transportojë gazin nga rajoni i Kaspikut dhe Lindjes së Mesme drejt Europës.
Ky gazsjellës kalon në Greqi dhe më pas në territorin shqiptar për të përfunduar në Itali.
Gjatësia e tij nënujore nga Shqipëria në Itali është 115 kilometra.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›