E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta-Klinton: Shqipëria, rol konstruktiv në rajon

20-05-2012 / Gazeta 55

Kreu i LSI-së Ilir Meta takon në Vjenë ish-presidentin e SHBA, Bill Klinton
 
Gjatë punimeve të Konferencës për Demokracinë dhe Fuqinë Ekonomike të organizuar nga Qendra për Dialog Global dhe Bashkëpunim (CGDC) në Vjenë, Kryetari i LSI Ilir Meta u takua me Presidentin e 42 të SHBA-ve, Bill Klinton.
Gjatë takimit te ngrohte pas disa vitesh, Meta dhe Presidenti Klinton vlerësuan zhvillimet pozitive në Shqipëri dhe ne rajon gjatë viteve të fundit, duke vënë në dukje se përpjekjet e përbashkëta gjatë dhe pas luftës së Kosovës krijuan themelet e një stabiliteti afatgjatë për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Ilir Meta i shprehu Presidentit Klinton vlerësimin e tij dhe mirënjohjen e të gjithë shqiptarëve për  kontributin e çmuar në shërbim të paqes, dialogut dhe rritjes së bashkëpunimit ne Ballkan. Në këtë drejtim, Meta e informoi Presidentin Klinton rreth ndryshimeve të mëdha në marrëdhëniet mes vendeve fqinje veçanërisht në spektrin e lëvizjes së lirë, shkëmbimeve tregtare dhe dialogut politik mes qeverive respektive. Gjatë bashkëbisedimit u shpreh vlerësimi se dialogu dhe bashkëpunimi pa barriera është e vetmja rrugë përpara për të siguruar prosperitetin ekonomik të qytetarëve dhe se Shqipëria në këtë drejtim ka ditur të bëjë zgjedhjen e duhur.
Gjatë takimit u vlerësua roli konstruktiv i Shqipërisë në rajon u nda bindja se përpjekjet e të gjithë aktorëve politikë dhe të shoqërisë civile duhen përqendruar në shmangien e konflikteve dhe në përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të vendit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›