Çfarë përmban kutia e sheshit “Skënderbej”?

Këmbëngulja për të rrethuar sheshin kryesor të kryeqytetit s’fsheh dot interesat mafioze të Edvinit, i cili ndjen se po i rrëshqet toka nën këmbë me afrimin e zgjedhjeve vendore. Hapja e kutisë së Sheshit do të sjellë edhe leximin e marrëdhënieve okulte me biznesmenët që synojnë të mbajnë peng Tiranën, përmes mbajtjes gjallë të krizave politike artificiale
E keni dëgjuar Edi Ramën këto ditë...? Ai ka harruar të përmendë kutitë. Fjala është për kutitë e zgjedhjeve, ndërkohë nuk ka harruar ti rikthehet kutisë së Sheshit “Skënderbej”, të cilën, ai gjithsesi nuk dëshiron që ta hapë. Hapja e mundshme e kësaj kutie nga vetë Edi Rama, do të zbulonte qëllimet e vërteta të zhurmnajës, për rikonstruksionin e pretenduar të Sheshit “Skënderbej”. Në qoftë se do të hapej kutia e Sheshit “Skënderbej”, gjëja më e vogël dhe më me pak problem për Edi Ramën, do të ishte “hakmarrja” e tij ndaj historisë së këtijj sheshi, por edhe objekteve historike e kulturore të tij. Ajo, që Edi Rama e quan “pallati sovjetik i Kulturës”, është një armiqësi e fshehur ndaj këtij institucioni kulturor, që kur ishte ministër i Kulturës, kur në historinë, jo vetëm të kulturës shqiptare, është i pari dhe i vetmi, që detyroi artistët e këtij institucioni kulturor, të ndërmerrnin një grevë anti atij, Edi Ramës, ish-ministrit të Kulturës. Në fakt, Edi Rama, me gjithë frazën e tij pezhorative “pallati sovjetik i Kulturës”, është i ndërgjegjshme edhe vetë, se ai pallat kulture është i projekt italian, bashkë me sheshin “Skënderbej”, fakt të cilin Eid Rama me dashje bën sikur nuk e di, pse ashtu i intereson, që në emër të frymës dhe argumentit “anti-sovjektik”, të bëjë ē’të dojë me sheshin, e objektet rreth tij, që vetëm me “epokën sovjetike”, nuk kanë asnjë lidhje. Duke dashur të harrojë projektin italian të Sheshit “Skënderbej”, Edi Rama ka zgjedhur të zgjojë frymën anti-sovjetike, duke “implikuar” pallatin e Kulturës, si prodhim “sovjetik”, gjë i cili katërēipërisht, dihet që nuk është e vërtetë... Muzeu Kombëtar, në Sheshin “Skënderbej” mbetet për Edi Ramën një objekt historik, që për sa kohë nuk gjendet e pasqyruar vepra e Enver Hoxhës, babait të tij shpirtëror, e meriton të ketë fatin e Piramidës, pse jo, të shndërrohet në “pallat mediatik”, ku Edi Rama, të ketë mundësi të fusë me kontrata e shifra qesharake qirash, studiot e televizioneve të tij të preferuar. Ndërsa qëndrimi ndaj “Pallatit sovjetik të Kulturës”, apo Muzeut Historik, janë qëndrimet “anti” të Edi Ramës, ai ka edhe qëndrimet e tij “pro”, që lidhen pazgjidhshmërisht me Sheshin “Skënderbej”. Le të përfytyrojmë dhe të pranojmë për një ēast, se Edi Rama ka të drejtë në idenë e tij pa projekt, për të riparuar rikonfiguruar Sheshin “Skënderbej”. Atij sheshi, që pas idesë së Edi Ramës, i “zihet fryma” nga disa objekte disakatësh që do ti shtohen rreth e përqark, do ti duhet të ketë edhe ndërtuesit e këtyre objekteve. Këtu qëndron edhe problemi. Cilët do të kenë fatin të ndërtojnë këto objekte? Për ata që nuk e dinë, kjo është gjëja më e thjeshtë... As më shumë e as më pak, ata do të jenë përfaqësues të “komunitetit” deputeto-botues-ndërtues, të cilët më tepër se një “komunitet”, ata përfaqësojnë vetëm Edi Ramën. Askush nuk mund të besoj, se në rast të miratimit të idesë pa projekt të Edi Ramës, për rikonfigurimin e Sheshit “Skënderbej”, ndërtuesit e objekteve, që parashikohet ti shtohen këtij sheshi, do të jenë persona, bie fjala që nuk kanë emrin e Koēo Kokëdhimës apo Dash Pezës. Pikërisht, emrat e ndërtuesve të këtyre objekteve, janë kutia e mbyllur, në të cilin është futur Edi Rama, me dashje, dhe që nuk do që nuk që të dalë... ... Sepse po doli nga ajo kuti, i bie të dalë “i pa besë” ndaj premtimeve që ju ka bërë deputeto-botues-ndërtues, për “fronte të reja pune”, sigurisht shumë fitimprurës, në Sheshin “Skënderbej”. Dhe kjo do të thotë që ti humbasë ata, por edhe mbështetjen e tyre jo vetëm financiare...
...