E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dialogu, ndërmjetësuesi i BE-së sot në Prishtinë

PRISHTINE - Ndërmjetësuesi i Bashkimit Europian në bisedimet Kosovë-Serbi, Robert Cooper, pritet të vizitojë sot kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën.

Sipas mediave kosovare, temë diskutimi do të jenë përpjekjet për të gjetur një formulë se si do të përfaqësohet Kosova në nismat rajonale.

Cooper ndërkaq nuk do të shkojë në Serbi. Përgjatë javëve të kaluara, Cooper kishte vazhduar kontaktet me delegacionin kosovar dhe atë serb për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët rreth bashkëpunimit rajonal, përkatësisht rreth mënyrës së përfaqësimit të Kosovës në nismat dhe forumet rajonale.

Beogradi vazhdon të insistojë që Kosova të përfaqësohet nën rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, ndërsa autoritetet kosovare kanë këmbëngulur, deri më tani, në përfaqësimin si shtet i pavarur.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›