E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të sëmurët kronikë, ilaçe për emergjencën

TIRANE-Një nga problematikat më të mëdha të vërejtura nga grupet e ISKSHsë në zonat e bllokuara nga dëbora, kryesisht në veri dhe verilindje të vendit lidhet me medikamentet me rimbursim për të sëmurëtonikë të këtyre zonave.
Nisur nga kjo situatë, drejtoresha e ISKSH-së, Elvana Hana ka urdhëruar dje nisjen e një procedure të veçantë për mbulimin e shërbimit për këta të sëmurë. Më konkretisht, janë ngritur komisione të posaçme për të verifikuar çdo të sëmurë kronik që merr recetë me rimbursim në këto zona. Marrja e këtyre medikamenteve nuk do të ndjekë rrugën e zakonshme të rimbursimit, por komisionet të posaçme do të mundësojnë përpilimin e pakove të sakta me medikamentet mujore të pacientëve kronikë, të cilat më pas do të dërgohen për çdo person nominalisht, nëpërmjet shtabit të emergjencës dhe mjeteve të ushtrisë. Grupet e ISKSHsë janë të vendosura aktualisht në Dibër, Kukës, Sh-odër, Korçë dhe Librazhd. Ky mekanizëm do të funksionojë deri në fund të emergjencës së shkaktuar si pasojë e motit të keq në këto zona.

(d.b/GSH/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›