E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, arrestohet vjedhësi, grabiti e plagosi të moshuarën

KORCE- Burime te policise te qarkut Korce bejne te ditur se pas nje pune te mireorganizuar nga Sektori Kunder Krimeve te Renda ne Drejtorine e Policise Qarkut Korce, u be i mundur arrstimi i shtetasit Aleko Sholla, 31, vjec banues ne lagjen nr 10 Korce, i padenuar me pare. Arrestimi i ketij shtetasi u be pasi rezulton te jete njeri prej autoreve te dyshuar te vjedhjes me dhune ne bashkepunim, te baneses ne lagjen nr. 10 Korce ne pronesi te shtetases me iniciale L.B, 60 vjece, ngjarje kjo e ndodhur ne dt. 04.02.2012.

Sic bejne te ditur burimet e policise, autoret kane qene te pajisur me mjete maskimi ne momentin e hyrjes ne banese dhe pasi kane goditur shtetasen e siperpermendur me mjete te forta ne pjesen e kokes, kane pervetesuar shumen prej 30.000 ruro si dhe 1.000.000 leke e me pas jane larguar.
Nga ana e policise po vazhdon puna per kapjen e bashkepuntorit te dyte te implikuar ne kete ngjarje dhe dokumentimin e plote ligjor te saj, ndersa materialet hetimore i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Korce per vepren penale te “Vjedhjes me dhune te kryer ne bashkepunim”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›