E Diel, 1 Nëntor 2026

Dialogu politik, Stefan Fule mbërrin sot në Shqipëri

30-03-2011 / Gazeta 55

Komisioneri për Zgjerim në BE, Stefan Fyle, do të vizitojë sot Tiranën. Fyle do të marrë pjesë në tryezën e diskutimeve Shqipëri-BE për integrimin, por më së shumti, mendohet që vizita e tij ka lidhje me krizën politike dhe zgjedhjet vendore me të cilat do të përballet Shqipëria. Lajmi konfirmohet nga zyra e BE-së në Tiranë e cila thekson se eurokomisioneri Fule do të marrë pjesë në tryezën e integrimit dhe më pas do të mbajë edhe një konferencë për shtyp.
Fyle do të takojë kryeministrin Berisha sot në orën 09.00. Më pas do të takojë presidentin Bamir Topi në orën 10.00. Ndërkaq, pas presidentit do të mbajë dhe një takim me kreun e PS-se Edi Rama. Zyrtari i lartë evropian do të marrë pjesë në tryezën për të diskutuar me partitë politike në vend mbi përmbushjen e 12 kushteve që Bashkimi Europian kërkon të plotësohen nga Shqipëria.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›