Dialogu politik, Topi: Inkurajoj zgjidhjet por partitë vendosin
TIRANE-Pas konferencës vjetore të ambasadorëve të Shqipërisë, të zhvilluar në Tirane, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi iu përgjigj interesimit të mediave rreth situatës politike në vend.
I pyetur nëse ka patur prapë thirrje këtë muaj për rivendosjen e negociatave dhe dialogut dhe nëse beson në suksesin e tyre, kreu i shtetit deklaroi se ai inkurajon cdo dialog që ka fryt zgjidhje të rëndësishme, porse janë të tjerë që vendosin për fatin e dialogjeve politike.
“Ju mendoni që mund t’ua japë këtë përgjigje Presidenti i Republikës? Presidenti mund të thotë që mbetet gjithmonë inkurajues i dialogut politik dhe i zgjidhjeve të rëndësishme që vijnë nëpërmjet dialogut politik, sepse kur ka dialog pa fund dhe pa zgjidhje, pastaj nuk jemi racionalë. Kështu që unë mendoj se të gjithë duhet t’i kontribuojnë këtij komunikimi, i cili është domosdoshmëri civile e kohës, por edhe e politikës moderne për t’i krijuar të gjitha hapësirat Shqipërisë dhe shqiptarëve që të jenë më të qetë dhe të integrohen sa më shpejt”.
Sipas kreut të shtetit janë vetë partitë politike ato që do japin zgjidhjen e duhur. “Unë besoj se janë partitë politike, të cilat, pas konfigurimit të ri, pas zgjedhjeve të fundit janë më pak në Parlament, që duhet të shprehin vullnetin dhe të japin zgjidhjet e tyre”.
Ndërsa lidhur për dërgimin e kandidaturave për në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese në Parlament, Presidenti tha se “Pavarësisht se shumë njerëz janë me pushime, unë jam në punë dhe jam në vijim të atij procesi që do të garantojë sigurinë që këto institucione do të jenë me njerëzit më të përgatitur.
(d.b/BalkanWeb)