E Diel, 1 Nëntor 2026

Pukë, zjarri rrezikon kurorën me pisha alarmohen banorët

PUKE- Kurora me pisha e qytetit të Pukës është rrezikuar nga 5 vatra zjarri që kanë shpërthyer në të njëjtën kohë paraditen e sotme, duke alarmuar dhe banorët. Forcat zjarrfikëse dhe punonjësit e Shërbimit Pyjor kanë ndërhyrë për të lokalizuar deri në shuarjen e plotë të flakëve mesditën e sotme. Sipas  inspektorëve pyjor dhe zjarrfikësve, duke iu referuar NEWS24, zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe i kërkojnë policisë së Pukës që të ngrihet një grup hetimor për zbulimin e autorëve të vënies së zjarrit.
Kurora me pisha e qytetit të Pukës disa herë është rrezikuar këtë vit. Të gjitha rastet e zjarreve kanë qenë të qëllimshme ndërsa vazhdojnë të mbeten si ngjarje pa autor.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›