E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndahet çmimi Nobel për Fizikë

Tre fizikantët amerikanë, Saul Perlmuter, Brajen Shmit dhe Edem Ries, kanë fituar çmimin Nobel për Fizikë për vitin 2011, njoftoi Komitetit i Nobelit.

Shkencëtarët në fjalë kanë zbuluar se zgjerimi i universit është duke përshpejtuar në vend se të ngadalësohet-ashtu siç mendohej më parë.

Çmimi Nobel për Mjekësi iu nda të hënën tre shkencëtarëve, gjetjet e të cilëve për sistemin e imunitetit të njeriut kanë mundur të ndihmojnë trajtimin dhe parandalimin e sëmundjeve infektive dhe të kancerit.

Fillimisht, gjysma e këtij çmimi iu nda Brus Bojtlerit dhe Xhuls Hofmanit, ndërsa pjesën tjetër e fitoi kanadezi, Ralf Shtajnman.

Mirëpo, ky i fundit kishte vdekur më 30 shtator të këtij viti.

Edhe pse, sipas statutit të Nobelit nuk lejohet ndarja e çmimeve personave të vdekur, komiteti tha se nuk do ta ndryshojë vendimin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›