Shpërthim në Somali, 50 të vdekur dhe disa të plagosur

Dhjetra persona janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur si pasojë e një shpërthimi jashtë ndërtesës së qeverisë në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu.
Raporte ende të pakonfirmuara të mediave njoftuan që të paktën 55 janë vrarë, ndërsa janë plagosur shumë të tjerë.
Shpërthimi thuhet se është shkaktuar nga një sulm vetëvrasës ndërsa policia bëri të ditur se ka shpërthyer një kamion në portën e ndërtesës.
Një zëdhënës i grupit militant al Shabab mori përgjegjësinë e grupit mbi këtë sulm.
Al Shabab ka lidhje me Al Kaidan dhe kontrollon pjesë të gjera të Somalisë jugore dhe qendrore.