Bernanke paralajmeron ligjvenesit te mos bejne shkurtime drastike

Kreu i Bankes Qendrore amerikane Ben Bernanke paralajmeroi ligjvenesit qe te mos bejne shkurtime drastike dhe te menjehereshme te shpenzimeve qeveritare duke thene se kjo mund ta demtonte me shume ekonomine.
Zoti Bernanke deshmoi sot ne Kongres dhe u tha anetareve te Dhomes se Perfaqesuesve dhe Senatit se recesioni ne Shtetet e Bashkuara ishte me i thelle nga ckishte parashikuar Banka Qendrore. Ai paralajmeroi gjithashtu se rimekembja e ngadalte ekonomike pothuajse ka ngecur.
Bernanke i inkurajoi ligjvenesit qe te benin shkurtime te thella shpenzimesh edhe me shume sesa shuma prej 1.5 trilione dollaresh qe ka kerkuar komisioni i posacem i Kongresit. Por ai gjithashtu paralajmeroi se ligjvenesit duhet tu shmangen masave fiskale qe do te pengonin rimekembjen ekonomike.
Kreu i Bankes Qendrore parashikon gjithashtu se rritja e vendeve te punes do te vazhdoje te jete e ngadalte nderkohe qe vendi perballet me nje papunesi prej 9 per qind me 14 milione vete pa pune.