Kukës, arrestohet i shumëkërkuari nga SHBA

Policia e Kukësit ka arrestuar sot shtetasin Haktor Kelmendi, 53 vjeç, i pajisur me pasaportë serbe, një prej personave shumë të kërkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Arrestimi i tij është bërë mëngjesin e sotëm në pikën e kalimit kufitar mes Kosovës dhe Shqipërisë, në Morinë.
Kelmendi akuzohet në SHBA për trafik të qenieve njerëzore. Sipas policisë së Kukësit, në momentin e arrestimit, Kelmendit i janë gjetur një sasi e konsiderueshme parash.
Mësohet se ai përdorte identitete të ndryshme. Pas arrestimin pritet edhe ekstradimi i tij për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.