E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dialogu, probleme për energjinë dhe telekomunikacionin

Kosova dhe Serbia kanë mundur të merren vesh për aspektet që lidhen me menaxhimin e integruar të kufirit, por jo edhe të energjetikës dhe të telekomunikacionit, dy fushave ku Serbia ushtron një lloj të sovranitetit mbi Kosovën dhe që asaj i sjell përfitime në afro 100 milionë euro në vit.

Shefja e ekipit të Kosovës në bisedime me Serbinë, Edita Tahiri, ka treguar se energjetika dhe telekomunikacioni kanë qenë objekt diskutimi gati prej fillimit të dialogut, porse ka qenë e pamundur të arrihet deri te një zgjidhje.

“Pozicionet e palëve për to kanë mbetur të largëta”, shkruan sot “Koha Ditore”. Numri dy i Qeverisë ka treguar qasjen e ekipit kosovar kundrejt secilës temë në takimin e ardhshëm dialogues. Për energjinë, Tahiri ka thënë se është një çështje e cila tashmë ka marrë rrugën e zgjidhjes nga ana e Komunitetit të Athinës.

“Kosova kishte bërë ankesë te Sekretariati i Komunitetit të Athinës për shkeljet që i bën Serbia ndaj Traktatit të Athinës dhe Sekretariati ka marrë vendim në favor të Kosovës, ku ka konstatuar se Serbia shkel Traktatin e Athinës në raport me Kosovën”, ka treguar Tahiri. “Kjo, sepse Serbia i shfrytëzon linjat transmetuese të Kosovës, ndërkohë që nuk ka bërë kompensime financiare”.

Operatori i Transmisionit të Serbisë (EMS) tash e disa vjet është prezantuar si pronar i aseteve transmetuese të Kosovës, dhe në këtë mënyrë ka përfituar nga transiti i energjisë elektrike nëpër Kosovë, si dhe nga shitja e së drejtës së shfrytëzimit të linjave interkonektive. EMS-ja prezantohet si pronar i aseteve transmetuese të Kosovës, dhe në këtë mënyrë përfiton nga transiti i energjisë elektrike nëpër Kosovë, si dhe nga shitja e së drejtës së shfrytëzimit të linjave interkonektive. Gjithashtu, EMS-ja ua ndan kapacitetet e Kosovës, tregtarëve të energjisë elektrike, pa autorizim nga Operatori i Transmisionit të Kosovës (KOSTT). Kosova humb afërsisht 15 milionë euro në vit për shkak të ndikimeve të EMS-së. EMS-ja përfiton rreth 2 milionë euro në vit në emër të KOSTT-it, kurse nga alokimi i kapaciteteve interkonektive të Kosovës përfiton rreth 3 milionë euro në vit. Gjithashtu, ky operator shkakton edhe dëme indirekte në rritjen e çmimit të importit të energjisë, të cilat në fund barten nga konsumatorët e Kosovës e që sipas vlerësimeve arrijnë vlerën rreth 10 milionë euro.

Zëvendëskryeministrja kosovare ka bërë të ditur se Kosova ka kërkuar nga BE-ja që sa më shpejt Këshilli i Ministrave të Energjisë të marrë vendimin përfundimtar për ndëshkimin e Serbisë.

Për telekomunikacionin Tahiri ka treguar se si e sheh ajo një marrëveshje të mundshme.

“Për sa i takon telekomunikacionit një prej elementeve themelore të një marrëveshjeje të mundshme është çështja e një bashkëpunimi përmes roamingut”, ka thënë ajo. “Pastaj janë vendosja e bashkëpunimit në fusha të tjera të telekomit midis dy shteteve, është çështja e kodit shtetëror të Kosovës, të cilin Serbia vazhdimisht e pengon Kosovën në kuadër të Organizatës Ndërkombëtare për Telekomunikacion”.

Në mungesë të kodit shtetëror të telefonisë, Kosova shfrytëzon kodin e Serbisë. Ekspertët e telekomunikacionet jo një herë kanë thënë se Serbia për një vit fiton nga “operimi” në Kosovë ndërmjet 50 e 60 milionë eurove

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›