E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusi Medvedev Nuk ka perseritje te zgjedhjeve

Pas protestave te diteve te fundit ne Rusi Presidenti Dimitri Medvedev ka thene se nuk do te kete perseritje te zgjedhjeve parlamentare. Kerkesat e protestuesve nuk do te plotesohen dhe ne vend nuk do te zhvillohet asnje proces zgjedhor.

Protestat e diteve te fundit ne Rusi jane cilesuar si me te medhate qe nga koha e renies te komunizmit dhe vetem ne kryeqytetin rus Moske u mblodhen me mijera njerez per te kerkuar zgjedhje te reja parlamentare ne vend.

Gjate ketyre protestave jane arrestuar shume protestues per te cilet eshte kerkuar lirimi i tyre. Ne lidhje me kete ceshtje Presidenti rus nuk u shpreh megjithate ai la te kuptohej se per ta do te funksionoje ligji ashtu si per te gjithe qytetaret e tjere.

Ndersa dje ne faqen e tij personale ne rrjetin social Facebook Dimitri Medvedev ka shkruar se nuk pajtohej me keto slogane dhe kerkesa te protestuesve. Nderkaq ai perseriti edhe nje here faktin se kishte dhene udhezime per kontrollin e te gjitha qendrave zgjedhore ne diten e votimit per te pare nese kishte shkelje eventuale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›