Tadic Stabiliteti ekonomik i Serbise zgjidh ceshtjen e Kosoves
Presidenti serb Boris Tadic ka deklaruar se e ardhmja e vendit te tij eshte ne BE dhe po aty do te marre zgjidhje edhe ceshtja e Kosoves. Ai ka perseritur qendrimin e mbajtur se nuk do te heqe dore nga pretendimet per Kosoven. E ardhmja Serbise eshte ne BE ndersa vetem atje mund te zgjidhjet ceshtja e Kosoves qe eshte nje nga interesat me te rendesishme nacionale serbe - ka deklaruar presidenti serb Boris Tadic.
Sipas tij per Serbine ceshtja kyc dhe qe ata duhet te zgjidhin eshte ekonomia si dhe te jene te kujdesshem ne menyre qe te mos ndermarrin nisma qe e cojne vendin prapa dhe shkaktojne destabilitet politik dhe trazira.
Me nje zgjidhje te fuqishme te zgjidhjes ekonomike zgjidhet edhe ceshtja e Kosoves ndersa vetem zgjidhja e ceshtjes se Kosoves nuk mund te siguroje zgjidhjen e problemit ekonomik ne vend - deklaroi Tadic ne mbledhjen e Keshillit Drejtues te Partise Demokratike.
Kreu i shtetit serb e ka bere te qarte se Serbia udheheq politiken edhe anetaresim ne BE edhe Kosoven dhe nuk heq dore nga kjo.