Dialogu shtyhet për nesër

Siç raporton Evropa e Lirë, një fluturim ishte anuluar nga Vjena për në Bruksel, me të cilin është dashur të udhëtojnë anëtarët e delegacionit të Kosovës.
Në Bruksel të martën është dashur të fillojë raundi i parë i dialogut Kosovë – Serbi, këtë vit, por delegacioni i Kosovës ishte vonuar.
Dialogu vazhdon, Tahiri niset për Bruksel
Fillimi i raundit të ri të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është caktuar të mbahet gjatë orëve të pas ditës së sotme, pasi zyra e ndërmjetësit Cooper, ka marrë konfirmimin se delegacioni i Prishtinës tashmë është nisur drejt Brukselit.
Siç është bërë e ditur më parë nga Komisioni Evropian, delegacioni i Prishtinës, i kryesuar nga Edita Tahiri, sipas planit, ka qenë dashur që mbrëmë të ishte në Bruksel, ndërkohë që takimi do të duhej të fillonte sot në orën 10:00.
Arsyet e kësaj vonese nuk janë bërë të ditura, as nga Brukseli dhe as nga ekipi i zonjës Tahiri, me të cilën ka qenë e pamundur të komunikohet për shkak të mbylljes së telefonave.
Gjatë raundit të sotëm është paraparë të diskutohet për përfaqësimin rajonal të Kosovës dhe zbatimin e marrëveshjeve të deritanishme.
Shtyhet dialogu, Tahiri nuk shfaqet në takim
Fillimi i raundit të ri të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, i caktuar të fillojë sot në orën 10:00, është shtyrë për kohë të pacaktuar për shkak të vonesës së delegacionit të Prishtinës.
Siç është thënë nga Komisioni Evropian, delegacioni i Prishtinës, i cili kryesohet nga Edita Tahiri, nuk ka shkuar mbrëmë në Bruksel, ashtu si ishte e planifikuar, por që ardhja e saj pritet gjatë ditës së sotme.
Në Komisionin Evropian nuk kanë qenë në gjendje të japin arsyet e vonesë së delegacionit të Prishtinës dhe as kur do të fillojë takimi i sotëm.
Kosovapress, disa herë, deri në këtë kohë, ka provuar të kontaktojë me telefon Edita Tahirin dhe këshilltarët e saj, por asnjëri nuk i është përgjigjur thirrjeve. (Kosovapress)