E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejt shperberjes. Flamurtari pa trajner. Ikin edhe lojtaret

Askush nuk do të qendrojmë më tek Flamurtari. Duket se gjithçka në klubin vlonjat nuk po shkon mirë, ndërsa në ditën e parë të stërvitjes, për nisjes e përgatitjeve për sezonin e ri, skuadra është e përgjysmuar. Ndoshta deklarata e presidentit Shpëtim Gjika për një skuadrër jo pretendente ka qenë një gabim, ndoshta ka qenë shumë e sinqertë, por tani kuqezinjtë rrezikojnë të shpërbëhen.
 
I fundit i larguar është mbrojtësi Elton Grami, ndërsa të gjithë po shohin mundësinë për të ndërruar ambjent. Njazi Lena, Gerhard Progni, Julian Brahja, Ardit Shehaj, janë në tratativa me skuadra, të cilat janë pretendente për këtë sezon, ose që kanë së paku një objektiv për t’u renditur në mesin e tabelës, madje edhe kapiteni Artan Sakaj, po mendon seriozisht largimin, pa harruar talentet Moçka e Veliu, synimi i të cilëve është kampionatin gjerman.

Lojtarët nuk kanë lidhur ende kontratat edhe pse afati i tyre ka përfunduar, ndërsa mungon akoma edhe emri i pankinës. Pas largimit të Gugash Magani, emrat më të lakuar dhe më të diskutuar në radhët e klubit janë Ardi Behari - aktualisht trajner i para të rinjve, Sokol Branica zv/trajneri aktual i Flamurtarit dhe Ilir Daja. Megjithëse ëndërra mbetet Shkëlqim Muca të cilin Gjika e kërkoi në Vlorë që sezonin e kaluar. 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›