Messi: “Ende vuaj”

Kombëtarja e Argjentinës e ka mbyllur në mënyrë zhgënjyese turneun “Copa America”, edhe pse Argjentina ishte organizatore. Njëri nga lojtarët më të zemëruar për këtë dështim ishte ylli i Barçës, Lionel Mesi, i cili u kritikua ashpër nga opinioni dhe mediat argjentinase për nivel të dobët në kombëtare.
“Ende më dhemb ai eliminim në çerekfinale nga Uruguai. Asgjë nuk shkoi ashtu siç kemi pritur dhe dëshiruar, por tani është koha që të shikojmë drejt të ardhmes. Kemi në axhendë ndeshje shumë të rëndësishme dhe duhet të përgatitemi për kualifikimet e Botërorit, që do të nisin së shpejti”, ka theksuar Mesi.
Ai në “Copa America” ka pasur rastin ta shohë duke luajtur edhe bashkëlojtarin e tij të ri te Barcelona, Aleksis Sançez. “Nuk e di se çfarë karakteri ka, por mund të them se e ka dëshmuar veten shumë si futbollist në kombëtaren e Kilit dhe në Udineze. Ai do t`i sjellë Barçës. Tashmë është njoftuar me sistemin tonë dhe shumë shpejt do të përshtatet në stilin tonë. Mendoj se ai është përforcim i qëlluar i skuadrës”, ka shtuar Mesi.