Rama-Gjinushi, takim per federaten
Krijimi i federates PS-PSD drejt realizimit. Kane nisur dje bisedimet mes krereve te dy partive per te formalizuar perfundimisht propozimin e kahershem te kryetarit te PSD-se, Skender Gjinushi, per krijimin e nje federate te majte. Keshtu, ne kupolen roze eshte zhvilluar ne pasditen e djeshme nje takim mes kryetarit te PS-se, Edi Rama dhe kreut socialdemokrat, Skender Gjinushi. Takim i cili, me sa duket, ka ardhur pas idese se Metes per krijimin e koalicionit "E majta per Integrim". Objektivi kryesor i ketij takimi, ku pjesemarres kane qene dhe nje pjese e anetaresise se Kryesise socialiste, ishin pikerisht diskutimet mbi hapat qe duhet te hidhen per krijimin e nje konfederate mes ketyre dy partive. Burime prane ketij takimi, saktesojne se diskutimet mbi kete ceshtje nuk kane percaktuar ende nese ky afrim mes PS-PSD do te konkludoje vetem ne krijimin e nje konfederate, apo do te shkohet ne nje bashkim te plote te tyre. Por, ardhur ne kete pike, duket qarte se tashme PSD dhe kryetari i saj kane shkrire akujt me lidershipin e Partise Socialiste, por nga ana tjeter braktisin marreveshjen e perbashket te nenshkruar nga 10 partite parlamentare, lidhur me reformen zgjedhore.
Ne takimin e djeshem mes Rames dhe Gjinushit jane hedhur idete e para per krijimin e federates, por ajo qe eshte e rendesishme ne kete pike, konsiston ne faktin se, nese deri dje kjo ide ishte hedhur dhe mbrohej me fanatizem vetem nga kreu socialdemokrat, Gjinushi, nderkohe qe nga kampi roze nuk kishte asnje ze, i cili ta mbeshteste apo ta hidhte poshte kete propozim. Ndersa sot, lidershipi i PS-se eshte krejtesisht i hapur dhe i gatshem qe te shkohet drejt krijimit te federates, ose drejt bashkimit te plote mes PS-PDS. Por, burimet saktesojne se cilado qofte menyra e bashkimit te ketyre dy partive dhe cdo vendim mbi kete ceshtje do te formalizohet ne formen e nje dokumenti, i cili me pas do te legalizoje dhe paraqitjen e ketyre dy partive dhe ne Kuvendin e Shqiperise. Ne te dy rastet, e sidomos e shkrirjes ne nje te te dy grupeve parlamentare, rrjedhimisht qe dhe qendrimet mbi ceshtje te ndryshme do te ishin te unifikuara. Qendruar me afer, konkretisht te reforma zgjedhore, PSD tashme me shume se kurre shfaqet ne mbeshtetje te propozimeve te ardhura nga PS mbi kete ceshtje. Madje, pjese e diskutimeve gjate takimit te djeshem kane qene dhe shkembimi i mendimeve dhe i opinioneve mbi sistemet zgjedhore, te shumediskutuara pergjate ketyre diteve. Nderkohe qe, per te dy keto ceshtje, pra krijimin e konfederates dhe ate te sistemit zgjedhor, ende nuk ka nje vendim perfundimtar.