E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia tenton të arrestojë Albin Kurtin

Policia e Kosovës ka tentuar dje të arrestojë liderin e lëvizjes “Vetëvendosje”. Albin Kurti, por nuk ia ka arritur qëllimit pasi nuk është lejuar nga njerëzit që merrnin pjesë në një aktivitet ku ishte prezent dhe Kurti. Gjatë ditës së djeshme, rreth orës 17.00 gjatë varrimit të veprimtarit Ali Aliu, babai i një
prej drejtuesve të lëvizjes “Vetëvendosje” Liburn Aliu, njësia speciale e Policisë së Kosovës ka ndërhyrë dhunshëm duke tentuar të arrestoje Albin Kurtin. Por policët nuk kanë mundur dot të realizojnë qëllimin e operacionit. Ndërkohë njësia policore ka arrestuar pesë aktivistë kryesorë të Lëvizjes “Vetëvendosje”. Sipas deklaratës së lëvizjes “gjatë arrestimit ka pasur dhunë të egër e të pajustifikuar”. Më tej në komunikatën për shtyp të “Vetëvendosje”, theksohet se “aktivistet e arrestuar janë dërguar në urgjencën e spitalit të Prishtinës. Njëri prej tyre Salih Zyba është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore nga ndërhyrja e dhunshme e njësitit special.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›