Diaspora: Opozita te hyje ne Kuvend, pengohet integrimi
Rozeta Rapushi
Thirrjet qe opozita duhet te hyje sa me pare ne Parlament, sa vijne e shtohen. Ishte drejtori Ekzekutiv i Keshillit Kombetar Shqiptaro-Amerikan, Avni Mustafaj, i cili tha dje se roli i opozites ne Kuvend eshte i domosdoshem, ne menyre te vecante per rrugen e Shqiperise ne Bashkimin Evropian. Gjate nje takimi me kryeministrin Sali Berisha, Mustafaj, u shpreh dje se "Eshte e nevojshme qe opozita te hyje ne Parlament, ne menyre qe te mos pengohen proceset integruese te Shqiperise". Duke vleresuar kreun e qeverise per rezultatet dhe standardet e arritura ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit, Mustafaj e theksoi si domosdoshmeri pranine e se majtes ne aktivitetin parlamentar. Duke i uruar mireseardhjen, kryeministri Berisha shprehu falenderimet dhe mirenjohjen per ndihmen e madhe, qe Keshilli Shqiptaro-Amerikan i ka dhene Shqiperise dhe ceshtjes shqiptare, duke siguruar nje prani te vazhdueshme te faktorit shqiptar ne Shtetet e Bashkuara. Kryeministri Berisha e njohu zotin Mustafaj, me progresin e madh qe sipas tij ka bere Shqiperia, duke vene theksin ne rolin gjithnje e me te madh te gruas, ne jeten politike dhe shoqerore. Po diten e djeshme, drejtori Ekzekutiv i Keshillit Kombetar Shqiptaro-Amerikan, Avni Mustafaj dhe Keshilltari i Larte Dejvid Skoton, takuan edhe Presidentin Bamir Topi. Kreu i shtetit, vleresoi marredheniet e shkelqyera ne te gjitha fushat mes Shqiperise dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes, aleatit dhe partnerit strategjik me te rendesishem te vendit tone. Duke bere nje panorame te zhvillimeve ne vend, Presidenti u ndal ne situaten aktuale politike, vuri ne dukje nevojen dhe rendesine e bashkepunimit dhe kontributit te te gjitha forcave politike ne vazhdimin e reformave jetike per vendin, sidomos te reformes ne drejtesi apo zgjidhjen perfundimtare dhe te drejte te ceshtjes se pronave. Kreu i shtetit, theksoi faktin se per te permbushur standardet integruese dhe realizimin e aspirates se mbare popullit per t'u bere pjese e familjes evropiane, eshte shume e rendesishme qendrueshmeria e institucioneve dhe konsolidimi i demokracise shqiptare.