Diaspora shqiptare, rol dhe kontribut të çmuar në çështjen shqiptare
Kryeministri Berisha takon përfaqësuesit e diasporës në SHBA
WASHINGTON D. C. - Në ditën e dytë të vizitës së tij në SHBA-ës, Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha pati një bashkëbisedim tepër miqësor me përfaqësues të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me dy nga organizatat, atë më të vjetrën shoqatën atdhetare “Vatra” dhe njërin prej dy lobeve shqiptare në SHBA-së, atë të Këshillit Kombëtar Amerikano-Shqiptar (NAAC). Në takim mori pjesë edhe ish ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, ambasadori i RSH, në Washington, Aleksandër Sallabanada, zëvendësambasadori Kreshnik Çollaku. Grupi i Shoqatës “Vtra”, kryesohej nga nënkryetari Agim Rexhaj me bashkëshorten e tij, anëtari i kryesisë Zef Balaj,Mustafa Xhepa, përfaqësuesja e Vatrës në Uashington, Merita Bajraktari McCormack dhe Aleks Buçaj, përfaqësues i Këshillit Kombëtar Amerikano-Shqiptar (NAAC).
Kryeministri Berisha vlerësoi rolin e madh që diaspora ka luajtur, duke mbajtur gjallë shpirtin e shqiptarizmit si në të shkuarën, ashtu edhe me rolin e saj në zhvillimet demokratike në vend.
Berisha, i vlerësojë si të shkëlqyera marrëdhëniet e mira më SHBA-ës, ku një vend të veçantë tha ai në këto lidhje luan dhe ka pa tjetër edhe Diaspora shqiptare në Amerikë.
"Kemi ardhur këtu t'ju rikonfirmojmë edhe një herë, se në punën tuaj të shkëlqyer që po bëni në dobi të kombit shqiptarë, t'ju them se keni mbështetjen e plotë e të vazhdueshme, të Federatës Panshqiptare të Amerikës ‘Vatra’, u shpreh Agim Rexhaj, duke folur në emër të kryetarit të Vatrës, Agim Karagjozi. Ne ju mbështesim dhe ju përgëzojmë së pari edhe për ligjin e dosjeve, ose siç thirret ndryshe ligji i Lustracionit. Përfitojmë nga ky rastë të shprehim mbështetjen e ‘Vatra’-s për ligjin e Lustrimit të aprovuar nga Parlamenti tash vonë, pasi sipas ne vatranëve ai ligj është i domosdoshëm për vendosjen e të drejtës dhe dinjitetit të njeriut në Shqipërinë, post komuniste. Gjithashtu, ka vijuar Rexhaj, ju përgëzojmë për atë që bëtë ju dhe qeveria juaj për pavarësinë e Kosovës, lobingun për njohjen e saj, si dhe atë që po bëni ju dhe Qeveria juaj, për ndërtimin e rrugës së kombit e cila do të lidhë edhe më shumë Shqipërinë me Kosovën, rrugë të cilën ne vatranët e kemi quajtur si ‘Rruga e Kombit’, ‘Rruga e Kryeministrit Berisha’"
Kryeministri Berisha, i njohu bashkëbiseduesit me reformat politike dhe ekonomike, si dhe me përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Një nga detyrat ku qeveria shqiptare, është fokusuar aktualisht, përmendi Berisha, është vazhdimi i përpjekjeve tona për tu integruar me të drejta të plota në të gjitha strukturat Evropiane.