E Shtunë, 31 Tetor 2026

Letërnjoftimet, procesi i shpërndarjes në rrugë të mbarë

Ministri Bujar Nishani vlerëson procesin si të rëndësishëm

TIRANE – Ministri i Brendshëm Bujar Nishani, e ka vlerësuar procesin e pajisjes së shtetasve shqiptarë me letërnjoftimet e reja, si një proces shumë të rëndësishëm.
I ftuar në emisionin televiziv “Top Story”, Nishani bëri të ditur se synimi i qeverisë është që deri në 15 prill të pajisë me letërnjoftime gjithë shtetasit shqiptarë që nuk kanë pasaportë për jashtë shteti. Për ministrin Nishani janë rreth 730 mijë shtetas, që pritet të sigurohen me letërnjoftime brenda këtij afati.
Duke folur për procesin e pajisjes së shtetasve me letërnjoftime biometrike, Minsitri i Brendshëm, e cilësoi atë si “një arritje që duhet vlerësuar. Interesimi i madh i qytetarëve në këto ditë të pata të procesit, janë një tregues i mirë i konfirmimit të këtij vlerësimi”, u shpreh Ministri Nishani.
Duke folur për ecurinë e procesit, Ministri i Brendshëm bëri të ditur se deri dje, kanë aplikuar për letërnjoftimet biometrike mbi 60 mijë shtetas në Tiranë.
Sipas Ministri Nishani, pritet që sot, procesi i aplikimit për letërnjoftimet e reja të nisë edhe në qytetin e Elbasanit, ndërsa shumë shpejt , ky proces do të shtrihet edhe në qytetet e tjera. Ministri Nishani, evidentoi gjithashtu edhe përmbushjen e një tjetër detyrimi të qeverisë, që lidhej me hartimin e një regjistri elektronin të shtetasve shqiptarë.
    Nishani: Policia e Shtetit, e ndarë dhe e pavarur nga vendimmarrja politike/Ministria e Brendshme ka hedhur poshtë spekulimet e djeshme të Partisë Socialiste përmes deputetit Pirro Lutaj në lidhje me emërimet e reja në Policinë e Shtetit. Zëdhënësi i kësaj ministrie Fatmir Konja deklaroi dje për mediat se për herë të
parë me ligj, Policia e Shtetit është tërësisht e ndarë dhe e pavarur nga ndikimi i vendimmarrjes politike si dhe ka larguar nga radhët e saj të gjithë ata që bashkëpunonin
me trafikantët e armëve dhe drogës. “Ministria e Brendshme shpreh shqetësimin e saj në lidhje me sulmet politike ndaj atyre drejtuesve të Policisë së Shtetit, të cilët kanë pasur rezultatet më të larta në goditjen ndaj trafikantëve të armëve dhe drogës. Ministria e Brendshme gjen rastin për të shprehur mbështetjen e saj të palëkundur ndaj të gjitha strukturave të Policisë së Shtetit, e veçanërisht ndaj atyre të cilët kanë goditur me ashpërsinë e ligjit grupet e krimit të organizuar, ndaj atyre që kanë bërë të mundur zbulimin e autorëve të vrasjeve të vjetra, ndaj atyre që u kanë sekuestruar trafikantëve sasi të mëdha droge. I nxisim ata të mos përkulen ndaj presioneve që mund t’u vijnë. Ministria e Brendshme siguron opinionin publik se ashtu si deri më tani, institucionet e zbatimit të ligjit në përbërje të saj, do të përmbushin misionin e tyre vetëm mbi bazën e ligjit dhe në respekt të lirive dhe të drejtave themelore të individit”,  deklaroi Konja.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›