Dibër/ Kamuflohej si shofer furgoni por transportonte çokollatë kanabisi, arrestohet 36-vjeçari

Një 36-vjeçar nga kryeqyteti ka rënë në prangat e policisë pasi transportonte lëndë narkotike të përpunuar, duke u kamufluar si shofer furgoni për transport të qytetarëve Tiranë-Klos-Tiranë.
Policia ka ndaluar në mënyrë të befasishme furgonin, në vendin e quajtur ura e fshatit, Fshat, në Klos, ku kanë konstatuar në dyshemenë e sediljes së shoferit, një kuti, brenda së cilës kishte 4 kallëpe me kanabis, të përpunuar në formë çokollate, me peshë 1 kg.
Policia arrestoi 36 vjeçarin Y.D., banues në Tiranë.
“Në kuadër të operacionit Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Dibër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, dhe me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Dibër, në vendin e quajtur ura e fshatit, Fshat, në Klos, kanë ndërhyrë në mënyrë të befasishme duke bllokuar furgonin që drejtohej nga 36-vjeçari nga Tirana, ku dyshohej se transportohej lënda narkotike.
Gjatë kontrollit të ushtruar në dyshemenë e sediljes së shoferit, shërbimet e policisë gjetën një kuti , ku brenda saj kishte 4 kallëpe me lëndë narkotike kanabis sativa, të përpunuar në formën e çokollatës, me peshë rreth 1 kilogramë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/