Bilanci i policisë në 2 javë, 51 shtetas të penalizuar
18/01/2011 Janë arrestuar 31 shtetas për drogë, armëmbajtje pa leje, kontrabandë dhe vjedhje
KORÇE- Brenda harkut kohor të 15 ditëve të para të muajit janar të këtij viti, strukturat e policisë të qarkut Korçë, në sajë të operacioneve të mirëorganizuara dhe punës së tyre të përditshme, kanë mundur të vënë në pranga 31 persona për veprat penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, të armëmbajtjes pa leje, të kontrabandës me mallra të tjerë, për prerje të paligjshme të pyjeve, për plagosje me mjetë të forta, për veprat penale të vjedhjes etj. Ndërkohë brenda harkut kohor në fjalë policia e qarkut Korçë ka vënë nën hetim më shumë se 20 persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e të arrestuarve, policia ka mundur të zbulojë armë, municione dhe lëndë narkotike, edhe pse fillimisht dyshoheshin për vepra të tjera penale. Ndërkaq në harkun kohor të15 ditëve janë lëshuar edhe 4 urdhra mbrojtjeje për dhunimin e grave nga bashkëshortët apo dhunim të prindërve nga fëmijët e tyre. Numri i të penalizuarve (procedim penal dhe arrestime) shkon kështu në më shumë se 50 shtetas.
Vjedhje dhe armë pa leje
Megjithatë, ajo çka bie në sy ka të bëjë me faktin se numrin më të madh të të arrestuarve e zë vepra penale e vjedhjes. Gjatë harkut kohor të përmendur më sipër, policia e qarkut Korçë vetëm për këtë veprën penale ka mundur të kryej së paku 13 arrestime. Të kërcënuara nga vjedhësit kryesisht mbeten dyqanet, lokalet, restorantet, por edhe banesat. Megjithatë, vëmendja e vjedhësve ka qenë e përqendruar edhe në vjedhjen e argjendarive. Gjatë harkut kohor në fjalë, një rast i tillë u shënua në qytetin e Pogradecit ku vjedhësit arritën të vidhin një sasi bizhuterish prej 2 kilogramësh, por që shumë shpejt edhe këta të fundit do të arrestoheshin. Gjatë kontrollit në banesat e tyre u gjetën armë dhe municione. Ndërkaq, policia ka bërë të mundur arrestimin e tre personave për armëmbajtje pa leje. Në rrethin e Pogradecit u arrestuan dy persona: shtetasi Brian Syzo, 20 vjeç banues në lagjen nr.1 të Pogradecit, të cilët iu gjet një arme zjarri pistolete tip “TT”, së bashku me një krehër me 4 fishekë, ndërsa shtetasit tjetër është shtetasi Idajet Palla, 45 vjeç, banues në fshatin Memlisht të rrethit Pogradec. Gjatë një kontrolli të ushtruar në lokalin “Al Xhulio”, në pronësi të tij, iu gjeten 51 kapsula detonatore, si dhe një sasi prej 120 metrash fitil zjarrpërcjellës, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale. I arrestuar i tretë për këtë vepër penale është shtetasit Reald G., 23 vjeç, banues në fshatin Podgorie të Korçës, të cilit gjatë një kontrolli në automjetin e tij me targa italiane BK 552 II, iu gjet një armë gjahu teke, si dhe fishekë çifteje, për të cilat nuk zotëronte asnjë dokumentacion.
Shitje lëndësh narkotike
Ndërkaq për veprën penale “të prodhimit dhe të shitjes së lëndëve narkotike” janë arrestuar 2 persona dhe është shpallur në kërkim një i tretë. Sipas policisë, arrestimi i tyre u bë i mundur pas një pune intensive dhe të mirëorganizuar në kuadër të Plan-Operacionit për dokumentimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve që ushtrojnë aktivitete kriminale. Ky operacion u realizua në saj të bashkëpunimit mes strukturave të policisë në Drejtorinë e Policisë të Qarkut Korçë dhe forcave të komisariatit Pogradeci. Të arrestuarit janë Fatbardh Kasa, 20 vjeç nga Durrësi dhe shtetasi me inicialet J.N nga rrethi i Pogradecit, ndërsa është shpallur në kërkim një shtetas tjetër me inicialet J.P, me banim në Pogradec. Ndërkaq arrestimi i radhës është ai i shtetasit Dorian H., 20 vjeç, me banim në fshatin Rrëmenj të Pogradecit, të cilit ju kapën mbi 4 kilogram lëndë narkotike kanabis-sativa.
Dhe 7 të arrestuar
Burime pranë Drejtorisë së Policisë të Qarkut Korçë bënë të ditur gjithashtu se ndërkohë ka pasur edhe 7 arrestime të tjera: 2 arrestime për veprën penale “të plagosjes me mjete të forta”, 1 arrestim për veprën penale të “kontrabandës me mallra të tjerë”, 1 arrestim për “pengim të ekzekutimit të vendimit të gjykatës”, 1 arrestim për veprën penale të “moskallëzim të krimit”, dhe 2 arrestime për veprën penale të “prerjes së paligjshme te pyjeve”. Në vijim të këtij informacioni, të njëjtat burime pohuan se gjatë harkut kohor të 15 ditëve janë kryer më shumë se 20 procedime penale për vepra penale të ndryshme. Gjatë këtij harku kohor janë lëshuar gjithashtu dhe 4 urdhra mbrojtjeje për gratë e dhunuara nga bashkëshortët ose për prindër të dhunuar nga fëmijët e tyre.